Llalla një vegël antiamerikane

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 10:06 | Nga

Shkruan: Edi Rama
“Pas Luftës së Dytë Botërore, një kamion i UNRRA-s, një agjencie ndërkombëtare të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shpërndante ndihma në vendet e rrënuara nga lufta – kishte marrë një rrugë andej nga veriu i Shqipërisë. Kamioni që drejtohej nga amerikanët, mbartte thasë me miell e produkte të tjera ushqimore për banorët e zonave të thella që vuanin nga uria. Natën, diku në mes një pylli, para kamionit shfaqet një malësor duke bërë shenjë që shoferi të ndalojë. Më tej realizohet një skenë e sa e pabesueshme aq qesharake. Duke bërë shenja që njerëzit e kamionit të mos mërziteshin, malësori nxjerr një cigare, nga ato me të dredhur, dhe përpiqet ta ndezë te drita e makinës.

-Ju kam thënë – u drejtohet shoferi dy shoqëruesve – këta janë njerëz të humbur…”

Më shumë se 70 vite më pas amerikanët dhe perëndimorët e tjerë janë duke i ndihmuar shqiptarët të bëjnë shtetin e tyre. Ata janë inciatorë kryesorë të tentativës për të shëruar shtetin e kalbur nga korrupsioni, krimi dhe padrejtësia. Janë njerëzit që u kanë imponuar shqiptarëve të bëjnë Reformën në Drejtësi, madje ata janë edhe investues, në shqip – pagues të faturave të reformës. Pra, dikur erdhën të na jepnin bukë, tani duan të na vënë shtetin në binarë.

Por shqiptarët edhe në këtë rast duket i kanë dalë kamionit amerikan përpara. Si kundërpeshë, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, përdori metodën e vjetër të embargos, apo bllokadës, siç njihej e përdorej nën komunizëm. Ai ndërmori hapin dhe publikoi refuzimin e vizave për një numër gjykatësish e prokurorësh. Lëvizja e radhës, e njeriut që përfaqëson interesat e shtetit të madh amerikan në Shqipëri, ishte sulmi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, duke e akuzuar si frenues të klasit të parë për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Por përse shpërtheu Lu?

Gjithçka ka lidhje me kandidaturat e dërguara nga Kryeprokurori Llalla për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), – pjesë e Reformës në Drejtësi. Përkundër çdo llogjike, kandidaturat e prokurorisë ishin vetëm 3 nga 4 që duheshin zgjedhur. Gjithsesi e keqja më e madhe ishte se, sipas ligjit, Prokuroria e Përgjithshme duhet të paraqiste një grup kandidatësh, të cilët duhet ti nënshtroheshin zgjedhjes me short. Dhe kjo ka ndodhur në një kohë kur shortit i ishin bindur edhe Gjykata Kushtetuese edhe ajo e Lartë edhe Gjykata e Apelit dhe ajo Administrative. Pra pakënaqësia e radhës e Ambasadorit Amerikan Lu si përfaqësues i një shteti që u ka imponuar shqiptarëve të bëjnë Reformën në Drejtësi, duke paguar edhe të hollat e nevojshme për këtë investim, ka lidhje me moszbatimin e ligjit që parashikon shortin për kandidaturat e prokurorisë për në KED.

Problemi tjetër i madh që i ka lindur përfaqësuesit amerikan, duke e detyruar të sulmojë Kryeprokurorin, është fakti se personat e zgjedhur prej tij, që të tre ata, janë promovime të Kryeporokurorit dhe më tej të dyshuar se mund të behën vegla të klaneve më të fuqishme të politikës. Të atyre që për më shumë se 25 vjet janë përgjegjës për Rrënimin Shqiptar. E gjitha kjo përplaset me parimin kryesor të betejës së amerikanëve për Reformën në Drejtësi që është largimi i ndikimit të politikës nga kjo reformë.

Por cilët janë tre njerëzit që Lalla dërgoi në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi?

E para është Rovena Gashi, një bashkëkolege e Llallës qysh kur ai ishte në postin e Zv/Prokurorit në Prokurorinë e Tiranës. Në të gjitha koridoret e prokurorive thuhet se ajo është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme në shkelje të ligjit formal, pa konkurruar dhe së dyti, – kjo edhe më e rëndë, është emëruar pasi nuk kishte mbushur 12 vjet punë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, siç e kërkon ligji. Gashi njihet si promovim i drejtpërdrejtë i Llallës në karrierë.

Por edhe kandidatja e dytë, Fatjona Memçe, ish-prokurore në shkallën e parë, me një shkëputje rreth 5 vite si Drejtoreshë Juridike në Presidencë, thuhet se është emëruar nga Llalla në Prokurorinë e Apelit në shkelje të ligjit, pasi edhe kjo nuk kishte

Antikrim të kohës, tekstualisht: “Prokurori ka një pronë të tij pranë Urës së Farkës të cilën do ta kishte zili çdo biznesmen i pasur shqiptar. Ky prokuror gjatë hetimeve për vrasjen e disa kohëve më parë pranë shkollës ‘Vasil Shanto’ ka pyetur autorët e vrasjes në cilësinë e dëshmitarëve e më pasi i ka liruar”. Ndërsa në vitin 2008 ka qenë Avokati i Popullit ai që ka rekomanduar fillimin e hetimeve për Prokurorin Fusha duke akuzuar se ka anulluar padrejtësisht një urdhër ekzekutimi për një të dënuar penal.

Lalla është guximtari i degëdisjes në pozicione të parëndësishme pothuaj të gjithë elitës së prokurorëve shqiptarë, por edhe mjeshtri i komandimit të miqve të vet në Prokurorinë e Përgjithshme, filluar nga Kryeprokurori i Tiranës, me qëllim që këta për çdo rast të kenë një derë të madhe të hapur. Për rrjedhojë prokuroria shqiptare e “Llalla era” ka ngecur në batak duke mos inicuar asnjë hetim të njohur që të çojë, ose në goditjen e grupeve të rrezikshëm kriminalë, ose në goditjen e personave të fortë politikë.

Duket këto probleme amerikanët i kanë identifikuar shumë herët. Lipset të thuhet se prokuroria shqiptare për një kohë të gjatë nuk merr financime dhe mbështetje amerikane, madje as për sektorë që ata vetë kanë trainuar e specializuar. Në këtë pabesueshmëri duket janë bazuar, për tu plotësuar agresive në rastin e kandidatëve të prokurorisë për në KED, akuzat publike të ambasadorit Lu ndaj Llallës.
Por le të kthehemi pas në kohë dhe të shohim se si amerikanët janë sjellë me drejtësinë shqiptare. Historia thotë se amerikanët e kanë marrë gjithmonë në mbrojtje institucionin e prokurorisë, sidomos kur u është dashur ta nxjerrin nga kthetrat e politikës. Dhe kjo ka nisur shumë herët, qysh në vitin 1992, kur akuza drejtohej nga Maksim Haxhia. Më pas amerikanët kanë marrë në mbrojtje të njëjtin institucion, për të njëjtin shkak, edhe në kohërat kur drejtohej nga Arben Rakipi, Theodhori Sollaku dhe Ina Rama. Edhe e përballur me këto fakte, ajo që ka ndodhur me Prokurorin Llalla është më tepër se serioze.

Por si mbrohet Kryeprokurori? Ai tha, edhe publikusht, se kishte vepruar sipas ligjit për kandidaturat për në KED. Kjo do të thotë se ai ka dërguar në KED kandidatë që përmbushin kriteret. Duhet sqaruar se në pikën (d) të nenit 221 që përcakton kriteret që kandidatët për në KED duhet të plotësojnë, ka një pikë që i kushtëzon ata të kenë mbaruar shkollën e magjstraturës. Dhe këtu me ligjin Llalla është në rregull, pasi në Prokurorinë e Përgjithshme ai ka vetëm 3 njerëz që e kanë mbaruar këtë shkollë, Rovena Gashin, Fatjona Memçen dhe Gentian Trenovën, të cilët i kandidoi.

Por këtu ka një problem. Përse e gjithë Prokuroria shqiptare duhet të ketë vetëm tre funksionarë që kanë mbaruar këtë shkollë? Edhe kjo ka përgjigje: E para sepse shkolla e magjistraturës nuk është kusht për emërimin në detyrë të një prokurori të thjeshtë. E dyta sepse shkolla e magjistraturës është hapur 20 vjet më parë, më 1997, dhe për rrjedhojë moshat e pjekura, përmbi 45 vjeç, me funksione në sistemin e drejtësisë, nuk kanë si ta kenë.
Duhet përmendur edhe fakti se, teksa Lalla e aplikoi këtë kriter për kandidaturat e prokurorisë, Gjykata e Lartë e injoroi për kandidatët e saj. Pra ligji u zbatua dhe pranua me dy standarde.

Gjithsesi pikëpyetja finale është: Përse u përfshi shkolla e magjistraturës si kriter për emërimet në KED? A është vënë re, apo është diskutuar nga hartuesit e Reformës në Drejtësi ky problem?

E në këtë mish-mash duket loja shkon më thellë se Llalla, pasi thuhet se ky kriter është shtuar nga ca mendje të holla me qëllim që të shkaktojnë pikërisht rrëmuja të ngjashme që mund të sjellin vonesa të kushtueshme për Reformën në Drejtësi. Madje gojët e liga thonë se kriteri është shtuar edhe pse nuk ka qenë në draft-projektet e diskutuara nga Komisioni për Reformën e Drejtësi. Pra përplasja duket se është e qëllimtë.

Kështu, duket se guximi i Llallës për të kandiduar njerëz të besuar apo kontrolluar të tij dhe më tej të dyshuar se mund të sfidojë SHBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme