Logjika e diktaturave komuniste dhe vdekja e 26-vjeçarit të karantinuar te konviktet

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 12:54 | Nga Bekim Kabashi

Në të gjitha vendet e rajonit, por edhe me larg, karantinimi i të kthyerve nga jashtë shtetit është bërë nëpër hotele, ndërsa tek ne në konvikte (logjika e kampeve).

Karantinimi nëpër hotele është bërë për dy qëllime. E para që t’u ofrohen kushte normale të karantinuarve, dhe e dyta që t’iu ndihmohet sado pak biznesit të hotelerisë të cilëve u është bllokuar komplet biznesi gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Logjika tjetër e gabuar e kthimit te konvikteve në karantinë: Në ato objekte kanë banuar studentë, të cilët kur janë nxjerrë nga aty, nuk janë njoftuar fare se dhomat e tyre do të shfrytëzohen nga njerëz të tjerë.

Kjo ka bërë që ata në ato dhoma t’i lënë rrobat dhe gjësendet e tjera të tyre. Qeverise mund t’i duket se rrobat dhe gjësendet e studentëve janë të pavlera, por për studentët ato janë të vlefshme, sepse janë e gjitha çfarë ata kanë.

Të ngjashme