Logjika e supremacisë e Serbisë në rastin e targave me Kosovën

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 10:08 | Nga Besa Ismaili

Për një Serbi që mohon gjenocidin e Srebrenicës që e ka kryer vet, dhe të gjitha krimet dhe masakrat në Kosovë, që ka rrëmbyer njerëz, vrarë dhe bartur kufoma për të asgjësuar në Serbi, është krejt e pritshme për ne dhe normale për Serbinë që të dalë e të thotë: “serbët në Kosovë janë të persekutuar”vetëm për faktin se qytetarët nga Serbia duhet të ndërrojnë targat kur hyjnë në Kosovë!

(Diçka që qytetarët e Republikës së Kosovës bëjnë kur hyjnë në Serbi)

Është logjika e supremacisë: unë e bëj – por ti nuk guxon!

Kur kemi kthyer kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31, pasi ishin djegur ato disa herë, dhe kemi normalizuar kontrollin kufitar, shtuar të hyrat doganore dhe ndaluar kontrabandën, kontrolli i targave është diçka shumë bazike, 𝐪ë 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐚𝐭𝐲, pa pasur nevojë për dramë nga askush, derisa edhe Serbia t’i heq ato për Kosovën. Kaq e thjeshtë është.

Të ngjashme