Logjika qeverisëse e Albin Kurtit – kundër tregut të lirë, konkurrencës e pronës private

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 21:43 | Nga Valon Syla

Logjika qeverisëse e Albin Kurtit që me udhëzime administrative dhe vendime qeveritare me diktu sektorin privat si ky rasti me ujin në gastronomi, është kundër tregut të lirë, konkurencës e sidomos kundër pronës private dhe lirisë mbi të.

Të pakta kanë qenë lokalet që skanë shërby ujë, por këtë e rregullon vet tregu se njerzit që pinë ujë të ujësjellsit nuk shkojnë më në ato vende, por shkojnë dhe shërbehen në lokalet ku shërbehet ky ujë.

Lokalet gastronomike janë prona private. Çmimet, shërbimi, tipi i punës i mbyllur ose me derë të hapur, përdorimi i WC’ve të tyre nga çdo kalimtar rasti, është krejt vendim personal i pronarit, i cili është sovran në pronën e vet.

Ligjet që duhet ti respektojnë ata janë vetëm mbi higjienën, taksat, tjerat çështje teknike si mbrojtja nga zjarri, e rendit dhe qetësisë dhe disa tjera ambientale… për të tjera Shteti s’ka drejtë të urdhëroj bizneset, në këtë rast gastronominë për menut, stilin e shërbimit ose imponimin e produkteve, qoftë edhe ujë nga ujësjellësi. Kjo është shkelje mbi ndërmarrësinë e lirë dhe pronën private që është e shenjtë edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Dhe budallakia më e madhe, vjen se këtë propozim e bënë pikërisht një doktor që vjen nga Amerika, ku këto gjëra ndalohen edhe më rreptësisht vetëm për tu respektuar liria dhe integtiteti i njeriut dhe pronës së tij.

Vendimi është kundër këtyre lirive pra antiliberal dhe anti komercial. Kjo kallxon natyrën dogmatike të Qeverisë VV dhe Kurti 2.

Çka nesër? Çka do të ndaloni nesër me vendime qeveritare. Llojin e mishit, dozën e alkoholit apo edhe imponimin e çmimeve e produkteve të tjera?

Të ngjashme