Lokaj: A është dhuna në shkolla një problem privat i një familjeje

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 11:29 | Nga Egzona Lokaj

Mungesat në shkollë kanë bërë që të ushtrohet dhunë mbi vajzën 16 vjeçare nga një fshat i komunës e Rahovecit javën e kaluar. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës së mesme “12 maji” në sytë nxënësve të tjerë dhe pos që e kanë parë edhe e kanë filmuar dhe shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Rasti i vajzës që ju ushtrua dhunë nga xhaxhai i saj bëri bujë të madhe në të gjitha mediet pas publikimit të video regjistrimit ku shihet se si rrihet mizorisht nga një njeri i cili sipas raportit të policisë del të jetë xhaxhai i saj.

Pas publikimit të video-regjistrimit nëpër medie pati reagime të shumta nga krerë shtetërorë por nuk munguan as qytetarët të cilët e dënuam ashpër dhunën e ushtruar ndaj vajzës së mitur. Më i çuditshmi apo papranueshmit është reagimi i xhaxhait të saj që është profesor i shkollës ku vajza ka vijuar mësimin. Reagimi i tij ishte edhe më skandaloz sesa dhuna fizike dhe psikike ushtruar ndaj vajzës në fjalë.

Si mundet një njeri me titullin profesor të arsyetojë logjikën e dhunuesit dhe ta trajton vajzën e familjes si kafshë që merr vesh vetëm me dhunë?

Mbi të gjitha edhe nëna e të miturës e cila del publikisht dhe thotë se ajo e ka dërguar kunatin t’ia bëj këtë gjë vajzës së saj.

Si mundet që nesër ta shikoj vajzën e saj kur publikisht i thotë gjithë ato gjëra të shëmtuara për të?

Si do ta pranojë shoqëria atë pas gjithë këtij skandali që ja bëri vet familja e saj?

Gjithashtu reagime pati edhe nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës e që organizuan protestë kundër këtij rasti. Në reagimin e xhaxhait të saj thuhet se vajza ka shkuar e dehur në klasë si është e mundur që lokalet që gjenden afër shkollës t’i shërbejnë pije alkoolike një vajze nën moshën 18 vjeçare?

Devijimi i fëmijëve në masë kaq të madhe në Kosovë nuk është vetëm nga pakujdesia prindërore por faji mbi edhe mbi shtetin. Pse organet kompetente lejojnë që të hapen lokale në afërsi të shkollave dhe të shërbejnë pije alkoolike kur dihet që në shkollë të mesme nxënësit janë nën moshën 18 vjeçare?

Pse reagoni vetëm kur shihni se në një vend të Kosovës është ushtruar dhunë, pse nuk merrni masa para se të ndodhin këto ngjarje. A është dhuna zgjidhja e duhur për problemet? Shihet që në vendin tonë akoma çdo problem zgjidhet më dhunë madje edhe problemet më thjeshta si bërja e disa mungesave për të cilat është dashur të kujdesej prindi që në fillimin e tyre por shihet dukshëm që ai nuk e ka vizituar vajzën se si shkon me shkollën. Gjithashtu pesha bie edhe mbi stafin e shkollës sepse si është e mundur që një nxënës t’i bëj më shumë se 40 mungesa dhe të mos i njoftohet prindi?

Pra këtu kemi të bëjmë edhe me mungesë të mbajtjes së mbledhjeve të prindërve nëpër shkolla.

Pra, dhuna në Kosovë vazhdon të trajtohet si problem privat, që i përket vetëm familjeve të cilat kanë këto probleme e jo të gjithë shoqërisë. Ne si shoqëri duhet që të marrim masa para se të shohim dhunë. Prandaj duke e pasur parasysh këtë fakt shoqëria kosovare, tani duhet të bëjë më tepër për të krijuar masa për parandalimin e këtij fenomeni që është jo i ri në shoqërinë tone.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme