“Lufta e Tretë Botërore” po na “zë” me një qeveri që ka ikur nga lufta për çlirimin e Kosovës

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 20:51 | Nga Ekonomia Online
  • “Lufta e Tretë Botërore” po na “zë” me një qeveri që kanë ikur nga lufta për çlirimin e Kosovës;
    Që lirinë e kanë gjetur të gatshme dhe që këtë pavarësinë e Kosovës nuk e kanë begenisur derisa e kanë marrë pushtetin;
  • ‘Lufta’ po na ‘zë’,
    Me një Presidente frikacake, që nuk pushon së llomotituri:
    paradite sillet si bombë atomike,
    e pasdite e lëshojnë nervat, e kaplon frika, nuk e fsheh pasigurinë,
    nuk përmbahet, në mbrëmje del në TV e i tregon Serbisë se Kosova e ka FSK-në (pa armë);
  • dhe Presidentja del në TV dhe i thotë popullit shqiptar ‘Duhet të presim ripushtim nga Serbia’!

Po, as në kafehane nuk bisedohet kështu!

  • Albin Kurti mendon se ‘Putini po e pushton Ukrainën, sepse mund ta pushtojē. Në të kundërtën, do të ishte e palogjikshme ta pushtonte nëse nuk do të mund ta pushtonte’!

Sot, derisa Kryeministri fliste për luftën në Kuvend – dridhej si thupra n’ujë, e ka mërzi luftën – e kuptoj, anipse veteran, nuk ka prekur armë me duar (vet ka treguar).

  • Albin Kurti flet për sanksione ndaj Rusisë, kurse nuk ka bukë mjaftueshëm për popullin e tij.
  • Të jesh kundër pushtimit të Ukrainës – mjafton.
    As G7, as Presidenti Biden, as kryeministri anglez, as Gjermania, askush nuk ka qenë më ‘i ashpër’ me Rusinë se sa qeveria dhe Presidentja e Kosovës.
  • E kuptoj ekspresionizmin emocional që na karakterizon neve shqiptarëve, ama fjalët e shumta e tregojnë fukarallëkun dhe frikën.
  • Nuk e kuptoj pse Presidentja nuk Hesht,
    pse ia lexon fallin Serbisë…pse flet për luftën që do të ndodh…
    Duke e parashikuar luftën e Re, ripushtimin e Kosovës nga Serbia, bën gabim të rëndë, sepse e bën temë ‘normale’ luftën..Me gojën tënde ‘mos
    e thuaj’!
  • Ti duhet ta kesh temë tabu – temën e luftës….
    Pse e çel e para temën e luftës dhe ia bën më të lehtë armikut!
  • Në jetën time më naive dhe më skandaloze nuk kam parë, konfliktuoze, grindavece, e zemëruar dhe frikacake!
  • Hesht.
    Heshtja nuk e shëron frikën por e fsheh.
    Kur e fsheh frikën, e shpëton dinjitetin!
    Armiku s’duhet të të shohë të tmerruar!
    ‘Paraqitu trime bash që s’je’!
    Kjo do ta hutonte armikun: Armiku do të pyeste: ‘Çfarë po e trimëron Kosovën, çfarë fshehet pas kësaj…’
  • Asnjë shtet në botë, as kryetarin e Ukrainës e as ukrainasit, nuk i ka kapur paniku nga Rusia më shumë se Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovës.
  • Lufta na ‘zuri’ në depresion;
    Të varfër e të mërdhirë;
    me veteranë të nëpërkëmbur;
    me dëshmorë të harruar;
    me komandantë nē burg!
    Me ushtarë të internetit!
  • Dhe me çiften time të demotivuar, që e ka parë një herë se kush e materializon Lirinë dhe kush bën tregti me Lirinë, pas luftës…
  • Mbushe magjen me miell Ti, kaq lypset prej teje!
    Pasi që e keni varfëruar popullin dhe e keni ndarë në ‘populli i Kosovës’ dhe ‘populli i diasporës’, tash doni edhe ta frikësoni!

P.S. Qetësohuni, se u bëtë horë!
Ndodhi apo Jo ‘Lufta e Tretë Botërore’, o Zoti, o Dashuria na shpëton.

Të ngjashme