Lutfi Haziri, një nga ideatorët e cenimit të Kosovës së 17 Shkurtit

Prishtinë | 03 Mar 2019 | 21:53 | Nga Halil Matoshi

Lutfi Hazirit po thotë se kjo Qeveri bjen bashkë me taksën!?

Qeveria mundet me ra në demokraci kurdo që mocioni përkrahet nga 61 vota në Kuvend, por vallë taksa ndaj produkteve të Serbisë pse iu ka pikë Lutës që të hiqet!??

Sepse, po e parandalon ndarjen e Kosovës, sipas hartave të tij turbofolk mentale!?

Lutfi Haziri është një nga këshilltarët e Presidentit Thaçi në këtë çështje, në turrin antikushtetues, për hapjën e çështjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, të Republikës së Kosovës, në raport me Serbinë, për çka estabilishmenti serb u angazhu plot 11 vjet!?

Serbia bashk me Sputnik-un, me mjete politike dhe shumë para plot 11 vjet ndërtoi pozicionin e vet, se qysh t’i nxisë shqiptarët e Kosovës që mos t’i besojnë pavarësisë së shpallur më 17 shkurt dhe të konfirmuar nga GjND – pra t’i shtyjë që vet ata ta hapin 17 shkurtin!?

Qe eventualisht të shpërbëhet entiteti juridik-politik i quajtur shteti kosovar, në emër te do farë zgjidhjeve jonormative e kreative, që në thelb, e bëjnë Beogradin t’i fërkojë duart.

Luta, siç i thonë votuesit e tij, e ka çmistue ‘Shefin’, siç i thotë ai Presidentit, për korrigjimin e kufirit dhe do të mbetët si një ndër rrënuesit në tentativë të Kosovës së 17 shkurtit.

Ai paguhet nga taksat tona për një post kushtetues dhe retorika e tij bie ndesh me atë Kushtetutë!?

Një ditë, dikush duhet me mbajtë përgjegjësi politike e historike, por edhe penale për ndërmarrje antikushtetuese (Neni 1; 1.2 dhe 1.3.)

(Autori është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme