Makiavelizmi dhe “Politika e Pastërt”

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 09:50 | Nga Arbnor Sadiku

Makiavelizmi është sot sinonim i një politike force, të paskrupullt dhe pa moral, në dobi të së cilës të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është se çdo njeri e di çfarë do dhe se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve të tij.

Ta nisim nga Makiaveli dhe debati i vjetër, se çka ka thanë ai vet, dhe çka ka bërë të thonë se interpretuesit e tij për të. Sipas asaj që kemi parë konteksti i të bërit politik makiavelist nënkupton faktin se politika nuk i bindet moralit.

Megjithatë kur interpretojmë Makiavelin, apo thënë ndryshe sekretarin e parë fiorentin i kohës moderne, duhet të kemi parasysh sipas asaj që shkruhet në librin e tij “Princi” se ai vëzhgonte formimin e principatave të Rilindjes, të një mikrokozmosi politik, fare pak të krahasueshëm me këtë të ditëve tona, në mes tjerash, sepse politika në atë kohë përkonte me princin.

Të bëjmë dallimin në mes të disa tipave krahasuese të të bërit politik, për më tepër e bëjnë dallimin midis politikanit dhe politikës, midis emrit dhe emërzimit të tij.

Politikani është një njeri dhe mund të ndërtojmë një tipologji sipas së cilës, nga njëra anë, politikanin realist, dhe, nga ana tjetër politikanin idealist. Këto dy koncepte për politikanin përshkruajnë rrugën e tij, në mes idealeve dhe realitetit.

Për politikanin, i cili në kontekstin që po flasim është pa skrupuj, pa parime, që u japin rëndësi vetëm interesave të tyre politike, dhe politikan të tjerë, që i ndjekin pa u luhatur idealet dhe parimet e tyre. Kurse, Politika është një proces i gjatë që përfshinë shumë njerëz dhe që të paktën në kohën tonë kërkon pëlqimin dhe pjesëmarrjen e tyre.

Para së gjithash, duhet thënë se Makiaveli ka zbuluar premisën e cila shpjegon politika është një gjë, kurse, morali një gjë tjetër. Nëse nismi nga premisa e tillë mund të themi se politika është amorale.

Kurse, politikani realist, nëse është i mençur, ka shumë kujdes të mos bjerë në gabimin nënvlerësimit të të gjitha atyre elementeve të pa pastërta, nga këndvështrimi i tij që sigurojnë suksesin e politikës së vet.

Pra, sipas Xh.Sratorit, “politikani i vërtet e di që idetë janë forcë, dhe se idealet janë armë”, ashtu siç e thoshte edhe Makiaveli edhe lutjet shërbejnë për të mbajtur shtetin.

Jo që Machtpoltik-a, apo thënë ndryshe politika e forcës, përjashtojnë çdo vlerë, por ndryshimi i tyre, për më tepër varet në atë se a prodhojnë vlera apo antivlera të cilat kanë pasur në vazhdimësi të idealeve nacionaliste, racore, dhe imperaliste.

Dallimi në mes të politikës së forcës dhe asaj ideale, kryesisht qëndron vetëm në vlerat(antivlerat) që ato shpallin. Pra, politikani i pastërt ekziston apo, thënë më mirë, ekzistonte deri kur politika përmblidhej e gjitha në pushtetin e princit. Si kundër, kur politikani dhe politika janë dyzuar, politikani i pastërt më nuk prodhon politikë të pastërt, por të kundërtën e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme