Malishevasit nuk janë ndryshe nga ju, jetojnë në rrethana më të ndryshme

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 21:21 | Nga Rrahman Paçarizi

Po lexoj gjithfare cilesimesh gati raciste per banoret e Malisheves, duke i fajesu per odat e çajin. Eshte e vertete se edhe ne Malisheve ka njerez te papergjegjshem, ashtu si edhe ne Prishtine ku sot kishte piknik me flija e me peshkim ne Badovc, ku deri para dy ditesh sheshi ishte plot shetites. Mirepo jo te gjithe banoret e Malisheves jane te papergjegjeshem. Atyre duhet t’u sigurohet mbrojtje nga te papergjegjshmit, ashtu si edhe banoreve te pergjegjeshem te Prishtines.

Malisheva ka shume mergimtare, me letra e pa letra, kryesisht ne Itali. Qindra prej tyre jane krhyer gjate marsit dhe jane bartes potencial te infeksionit. Madje, eshte fat qe s’ka me shume te infektuar ne Malisheve. Perveç se fat, eshte edhe vetedije e larte e atyre qe jane kthyer dhe jane izoluar e nuk kane dale neper “oda me pi çaj”.

Fatkeqesisht Malisheva sot ne vend te mbeshtetjes u grabit nga eksponente politike duke i hedhur fajin kundershtarit politik. Kryetari Ragip Begaj duhet t’i shkruaje qeverise se Republikes se Kosoves dhe te kerkoje krejt cka i duhet dhe ato t’i beje publike. Askush s’ka nevoje dhe te drejte ta fajesoje as kryetarin Begaj, as kryeministrin Kurti per gjendjen ne Malisheve vetem per qellime politike. Mirepo, te gjithe kemi te drejte t’u bejme thirrje te gjitheve, edhe qeverise komunale edhe asaj shteterore per te bere me shume. Une besoj se Malisheva ka nevoje per me shume vemendje, per materiale te nevojshme dhe per personel. Mund ta kem gabim, por le te me demantojne njerezit kompetente e jo yryshxhinjte politike. Aq me pak pranoj qe cilado force politike t’i shfrytezoje thirrjet e mia njerezore per interesa te vetat politike.

Po thone qe s’ka nevoje per vizite nga kryeministri apo ministri i shendetesise. Une mendoj se ka nevoje – jo se vizita do ta permiresoje gjendjen, por sepse vizita do te deshmoje mbeshtetje dhe do ta drejtoje fokusin e qeverise kah vatra epidemiologjike e Kosoves.

Tekefundit ata jane njerez te votuar nga qytetaret dhe qytetaret u besojne atyre njerezve sigurisht me shume se mua dhe malishevasit kane nevoje keto dite madje edhe per mbeshtetje morale a jo per perçmimin e yryshxhinjve politike.

Ne fund fare, qytetaret e Malishevea duhet ta kuptojne se shendeti i tyre eahte ne duart e tyre, jeta e tyre, e femijeve te tyre dhe e prinderve te tyre eshte ne duart e tyre. Thjesht duhet te ruhen – nuk ka trimni me nje mikrob qe as shihet me sy. Prandaj, eshte pune jete e shendeti e jo pune e politikes. Ruajuni, ju lutem!

Të ngjashme