Manipulimi me “vijën e kuqe” të Bushit

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 11:27 | Nga Liri Loshi

Sikur po manipulohet shumë me vijën e kuqe të George Bushit. Për mendimin tim ajo “vijë e kuqe” asnjëherë nuk ka nënkuptuar mbështetjen e George Bushit për pavarësinë e Kosovës, siç po tentojnë ta shpjegojnë politikanë dhe analistë të ndryshëm. Fjala ishte vetëm për parandalimin e një katastrofe humanitare që mund të ngjante e që në të vërtetë edhe ka ngjarë me shqiptarët duarthatë, të cilët para lufte po diskriminoheshin në mënyrën më të egër dhe më vulgare nga regjimi i Milloshevqit. Pra, vija e kuqe e Bushit nuk i shpëtol shqiptarët!

Ç’është e vërteta, George H. W. Bush e bëri këtë deklaratë në kohën kur SHBA, megjithëse kishte kuptuar aspiratat e Millosheviçit për Serbinë e madhe, ende nuk po gjente mënyrën për ta ndalur konfliktin që mori pastaj mbi njëqind e njëzet mijë jetëra njerëzish. Në rastin e Kroacisë dhe të Bosnjes Millosheviçi po përdorte me sukses serbët vendorë për të simuluar rolin e palës në konflikt me qëllim që t’i shkëpuste ato pjesë dhe t’ia bashkonte Serbisë. Por, në Kosovë ai nuk shihte asnjë arsye për ta ndarë atë, meqë shqiptarët po rrinin urtë dhe nuk po jepnin asnjë shënjë serioze për ta luftuar Serbinë. Prandaj, Millosheviqi e donte Kosovën e tërë meqë e hante në sy se këtë do ta arrinte përmes bisedimeve me shqiptarët dhe me faktorin ndërkombëtar, i cili do ta gjente kompromisin me liderin e shqiptarëve, Ibrahim Rugovën që ishte përcaktuar për durim dhe politikë paqësore dhe që me një politikë të tillë nuk kishte gjasa të realizonte kërkesën e tij maksimale për Kosovën e pavarur. Amerika pra, nuk përkrahte asgjë më shumë se sa një autonomi substanciale për Kosovën. Dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ndërron pak qëndrimin e Amerikës, por jo edhe aq shumë, meqë ajo ende po konsiderohej si një forcë jo serioze për t’u përballur me armatën e fuqishme serbe. Madje, kualifikimi zyrtar i SHBA-së deri në verën e vitit 1998 ishte se UÇK ishte një organizatë terroriste. Sulmet që UÇK bënte mbi policinë serbe, SHBA nuk i vlerësonte si mbrojtje ndaj agresorit, por thjesht si sulme terroriste, meqë shqiptarët i konsideronte si qytetarë të Serbisë, kuptohet me shkelje serioze të të drejtave njerëzore, por sidoqoftë jo deri në atë masë sa ta arsyetonte sulmin e grupeve shqiptare mbi policinë serbe, e cila konsiderohej si nje forcë legjitime e sigurisë shtetërore.

Kjo pra, ishte pikërisht koha kur në Beograd dhe në Prishtinë shpeshtohet ardhja e diplomatëve amerikanë, të cilët po llogarisnin ende në një marrveshje serbo-shqiptare duke përjashtuar dhe madje edhe inkriminuar UÇK-në për sulmet “terroriste”. Njerëzit e krahut të luftës ende e fajësojnë Ibrahim Rugovën për fyerjen famkeqe të UÇK-së se ajo na qenkej “turpi i Kosovës”. Në fakt, nuk ishte Ibrahim Rugova, por diplomati amerikan Gelbard që e kishte thënë një diçka të tillë para gazetarëve, por që Ibrahim Rugova nuk kishte reaguar dhe kështu qëndrimi amerikan ishte nënkuptuar edhe si qëndrim i tij. Gjatë kontakteve të diplomatëve amerikanë me Sllobidam Millosheviqin, ky i kishte bindur ata se grupet e armatosura shqiptare ishin grupe të parëndësishme terroriste, të cilat ky zotohej se do t’i eliminonte brenda disa javësh! Millosheviqi madje edhe kishte marrë dritën jeshile për aksionet e tij kundër “grupeve terroriste” shqiptare. Por, sharra i kishte hasur në gozhdë kur kishte filluar për ta zbatuar planin e tij për “grupet terroriste” të Drenicës e posaçerisht kur kishte sulmuar shtëpinë ce Shaban Jasharit dhe fqinjtë e tij në fillim të marsit 1998. Amerika pra, me 5 e 6 msts 1998 nuk do ta kishte problem fare sikur Millosheviçi të mund ta eliminonte Adem Jasharin dhe grupin e tij si dhe çfarëdo grupi tjetër të shqiptarëve të armatosur, sikur kjo të bëhej e mundur duke ruajtur popullatën civile. Forcat speciale të Millosheviçit nuk ishin aq speciale sa të merreshin vetëm me grupet e armatosura shqiptare. Në fakt, ato nuk bënë fare dallimin e tyre nga civilët duke i masakruar ata pa asnjë mëshirë.

Menjëherë pas ngjarjes në Prekaz, SHBA ndërroi qëndrimin për UÇK-në duke sugjeruar se ajo nuk do të konsiderohej si organizatë terroriste përderisa do të kish komandën unike, simbolet dhe uniformat. Ky organizim i tillë i UÇK-së filloi të bëhej tek në vjeshtë të atij viti, por reformimi u bë shumë dhpejt dhe shumë seriozisht. Ndërkohë UÇK po rritej dhe po forcohej me armatim dhe me aksionet e saj të suksesshme po bëhej forcë me ndikim në rrjedhat politike që do të vinin më vonë.

Pra, vija e kuqe e Gerorg Bushit nuk do të kishte asnjë rëndësi sikur Serbia ta shkatërronte UÇK-në në pranverën e vitit 1998. Amerika do ta ndërmjetësonte një marrveshje paqësore me Ibrahim Rugovën dhe kauza për pavarësinë nuk do të mund të lëvizte përpara, meqë vetëm lufta do ta mbante gjallë dhe do ta impononte pavarësinë si opcion. Në këtë kohë UÇK u masivizua dukshëm dhe përkundër disproporcionit më armatën dhe policinë serbe, ajo pati disa suksese që e bënë faktorin më të rëndësishëm politik të Kosovës, të cilën tashmë Serbia jo nqë nuk mund ta elimionte, por as ta spostonte nga faKtori numër një në faktor numër dy, siç do të dëshironte. Suksesi kulminat i UÇK-së arrihet kur ajo zë rob ushtarët serbë në Zonën Operative të Shalës që e detyron Serbinë t’i lironte ushtarët e grupit të Mujë Krasniqit që ishin zënë peng pas kalimit të kufirit Shqiptar e ku ai me disa ushtarë të tjerë kishin rënë dëshmorë.

Lexuesi i vëmendshëm i këtij teksti e kupton mirëfillit se është UÇK-ja ajo që cështjen shqiptare e ngrit në një kualitet të ri në raport me Serbinë dhe me botën. Është intetesant se si disa analistë dhe politikanë tentojnë ta minimiizojnë rolin e UÇK-së për pavarësi duke konsideruar se ajo do të arrihej vetëm përmes poliitikës së Rugovës! Por të njëjtit kur vjen puna për luftën e UÇK-së thonë se Ibrahim Rugova ishte komandant i forcave te armatosura!!! Varësisht sipas situatës pra, herë e thonë të parën e herë të dytën pa e kuptuar se këto dy verzione bijnë nē konflikt me njëra tjeyrën.

Si përfundim, porosia e George Bushit për vijat e kuqe do të mbetej vetëm fjalë sikur të mos ish organizuar faktori politik dhe ushtarak kosovar. Kjo është edhe arsyeja pse gjithnjë themi se për lirinë e Kosovës meritore të vërtetë janë UÇK dhe SHBA nën drejtimin e presidentit Bill Klinton. Roli i Ibrahim Rugovës është po ashtu i madh në ngritjen e Kosovës në çështje të botës, por ai sikur bëhet më pak i rëndēsishëm dhe vazhdon të mbetet i tillē pas daljes së UÇK-së në skenë e deri në përfundim të luftës. Ndihma që George W. Bush (i riu) i jep pavarësisë së Kosovës nuk lidhet me obligimin e tij ndaj të atit, por me momente të reja politike që krijohen pas luftës së UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme