Marrëdhënia që kemi me vetveten

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

“Shikoji problemet si disa mrekulli të vogla që të mund të nxisin njohjen dhe ndryshimin“.

Dashuria ndaj vetes dhe marrëdhënia që kemi me vetveten formon përvojat tona të përditshme. Nëse nuk e pranojmë veten ashtu siç jemi, se jemi të mjaftueshëm me veten, ne jemi të detyruar të kemi një jetë me vuajtje. Andaj duhet të bëheni një mike më e mirë e vetes. Duhet të qëndroni shpesh në brendësinë e guackës tuaj që të reflektoni nga jashtë.

Fillimisht për të jetuar rehat me veten është të mos i idealizosh të tjerët, sepse ata nuk mund të jetojnë më gjatë se parashikimet e tua, dhe se nëse marrëdhëniet përfundojnë nuk duhet asesi të përfundoj edhe jeta e jote. As mos u mundo ti marrësh përsipër problemet e të tjerëve sepse do i bësh dyfish të vështira për ti zgjidhur, prandaj themi shiko punën tënde. Njeriu duhet të jetë protektive dhe plot konfiedencë ta ruaj shpinën gjithmonë nga të panjohurit e sidomos nga ata të njohurit, të keqen me të keq mos ta kthejmë, të jemi aty ku duam ne të jemi, jo të qëndrojmë se duhet me të tjerët, të qeshim nga lumturia me zgjedhjet që kemi bërë sepse ato na ngrisin në të gjitha aspektet njerëzore. Shpesh ndodh që të përqafosh vetminë është shumë më mirë se të shtiresh në prezencën e të tjerëve. Në mesin e njerëzve të ndihesh bosh brenda vetes nuk duhet ta lejoni një gjë të tillë është e dëmshme për shëndetin tuaj, rrini larg nga njerëzit toksik, ose nëse ndiheni se ju jeni problemi merruni urgjentisht me veten tuaj.

Në kohën që po jetojmë të jesh njeri solar, i dashur i respektueshëm, dashamirës, jo ziliqar, altruist, empatik me të tjerët dhe të kesh pozitivitet është plotësisht diçka tejet e bukur dhe e mirë për personalitetin që ke. Të kalosh veten në pozitën e tjetrit në situatat me të cilat përballet është ndërgjegjja që përfshin të qenit i vetëdijshëm dhe i hapur ndaj dhimbjes së dikujt dhe duke vuajtur në moment me të sepse dhimbja është diqka e pashmangshme e të qenit njerëzor.

A ja vlen të na dhimbsen të gjithë ?

Duke qenë se shumë prej njerëzve nuk din të qasen në raport me të tjerët ata mirësjelljen ta marrin për flirt, respektin për dobësi. Vjen një moment kur ndjen dhembshuri të ashpër për veten, dhe mirëdashja ndaj vetvetes të bën të kuptosh se njerëzimi nuk ta kthen të mirën edhe pse nuk e kërkon nga ta sepse thonë ”të mirën bëje e gjuaje në det nuk ta din njeriu ta din Zoti vet”. Fundja nëse marrëdhëniet tona nuk funksionojnë nuk do të thotë që jemi të paaftë, ose të lig përkundrazi i janë përgjigjur keq mirëbesimit tonë. Sepse një raport apo lidhje është pozitive kur i ndihmon mendjes, trupit dhe shpirtit. Ne nuk jemi për të qëndruar me të gjithë, dhe të gjithë të qëndrojnë me ne, as nuk duhet të u pëlqejmë të gjithëve, e as të na pëlqejnë. Pikërisht, disa njerëz me kalimin e kohës vërtet fillojnë të bezdisin, sepse ata nuk ndihen rehat me veten e tyre, pastaj fillojnë të konsumojnë energjinë tënde dhe duket sikur kanë filluar të ngulfatin. Por, të paktën a mund të arrijmë për të mos bërë keq ?

Kërkoj falje që u solla mirë me ju!

Prandaj, do doja të ju kërkoja falje të gjithë njerëzve që i kam njohur deri më sot. Po, dua të ju kërkoj shumë ndjesë për të mirat që ju kam bërë e di se edhe ju vet e dini se nuk e keni merituar. E kam kuptuar se në jetën time keni qenë të dëmshëm po aq sa cigarja, distanca ishte e domosdoshme, krejt e heshtur e pa fjalë, me buzëqeshje në fytyrë ditë e për ditë eliminoja njerëzit toxic nga jeta ime. Vendosa me ju lënë me shku, as me u merr më kurrë me ju, sepse mosmirënjohësit janë njerëzit më të poshtër mbi këtë tokë, ata vetëm egon e tyre e shohin, ata janë manipulator me situata, atyre që u ke ndihmuar sa herë e kanë pas ndonjë krizë çfarëdo qoftë ajo të kanë kontaktuar janë shfaqur vetëm kur kanë pas interes, pastaj e kanë marrë si për të mirëqenë se duhet tu ndihmosh se nuk bënë, e prapë shpirtin t’ua japësh nuk ngopen.

Dua të ju kërkoj falje edhe juve që ju kam bekim në jetë e ju numëroj në gishta të dorës pa menduar  jap jetën edhe frymën e fundit për ju. Ndonjëherë mund të ju bëj mos të ndiheni mirë, e bëj krejt pa dashje dhe mbase ka kohë unë kam krijuar mure rreth vetes dhe rrallë lejoj të depërton dikush. E mira është se disa njerëz janë thjeshtë sikur dashuria jep dhe kurrë nuk e vret mendjen se a ta kthejnë apo në çfarë doze sepse ti thjesht i don për atë që janë, dhe sa herë mundesh u qëndron pranë. Këta nuk janë jashtë pritshmërive të mija sepse si fëmijë kam mësuar që nga njerëzit mos të pres asgjë.

Pse unë nuk kam nevojë për asnjeri ?

Pse nuk i adresohem askujt kur kam halle, mbyllem e vetme, luftoj me veten, konsultohem me veten time, i kërkoj llogari vetes, e kritikoj veten, shumë momente i them të lumtë ja dole edhe kësaj radhe,e prap i bëj kërkesa vetes, shumë gjëra ke për të pëfunduar mos u dorëzo, askush nuk ta dha asgjë do i realizosh që të gjitha DURO!. Ti do drejtësi edhe shumë do sakrifikosh po shumë, do qash, do ngrihesh do buzëqeshësh do e marrësh notën maksimale si studente se zellshme e jetës. Pastaj, them vallë a nuk ndihmova të tjerët, a nuk ishin shoqëria, familjarët, ata që thërrisnin emrin tim, derisa unë kisha shumë gjëra brende vetes sillesha sikur isha më e lumtura dhe mbaja mbi supet e mija hallet e tyre. Po po, ju disa të dashur njerëz ikni sa ma lë larg prej jetës time, dikur me vinte keq tu thoja jo pa ju treguar arsyjen, më vinte keq të mos u jepja kohën time kur kishin nevojë, tani më shumë se kurrë një gjë e kam kuptuar duke ju bërë mire, ju më keni bërë keq e unë të keqen me të keq se kthej më mirë rri pa ju me ndërgjegje të pastër dhe në marrëdhënie të mirë me veten.

Të ngjashme