Marrëdhëniet SHBA-BE në pikën më të ulët

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 19:07 | Nga Florie Bajoku

Nuk ka çka të fshihet më, e të mos thuhet troç, se Amerika dhe Europa po përjetojnë thyerjen më të madhe të tyre që  prej marrëdhënieve zyrtare të vitit 1953, kur ambasadorët e SHBA vizituan Komunitetin Europian  te Qymyrit dhe Çelikut European Coal and Steel Community (ECSC). Të dyja palët kanë pasur marrëdhënie të mirë e cila u forcua nga bashkëpunimi në tregti mbrojtje ushtarake dhe vlera të përbashkëta.

Këto marrëdhënie nuk mund të llogariten më si të mirëqena! Politika e jashtme e SHBA ka ndërruar kurs dhe administrata aktuale,  u tërhoq nga disa marrëveshje ndërkombëtare, duke i parë ato si jo të favorshme dhe jashtë interesit të SHBA si të tilla.

 1) Vendosi tarifat e çelikut dhe aluminit në mars të vitit 2018  ndaj Brukselit (nuk di a mund ta llogarisim si koincidencë, sepse pikërisht mbi një  akt të tillë kanë filluar marrëdhëniet SHBA-BE)!

 2) SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit- një nga arritjet e nënshkrimit të bashkëpunimit BE-SHBA në maj të 2018.

3) Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump njoftoi; më 1 qershor 2017, se SHBA  do të pushonte të gjithë pjesëmarrjen në Marrëveshjen e Parisit për zbutjen e ndryshimit të klimës 2015, me ç’rast  deklaroi se “Marrëveshja e Parisit do të dëmtojë ekonominë (ShBA)”, dhe “vendos (SHBA) në një disavantazh të përhershëm.”

4) Një tjetër çështje është “Sanksionet kundër “Nord stream – 2” ndaj kompanive të përfshira në projekt. “Nord stream – 2” përfshin ndërtimin e dy fijeve (gypave) të tubacionit të gazit nga bregu rus përmes Detit Baltik në Gjermani. SHBA, në veçanti Ukraina,Lituania,Letonia dhe Polonia e kundërshtuan tubacionin e gazit, duke e cilësuar si të motivuar politikisht. Në të njëjtën kohë Moska , Berlini dhe Viena, e kanë ripërsëritur se “Nord stream-2” është ekskluzivisht projekt tregtar dhe ka për qëllim përmirësimin e sigurisë energjetike të shteteve të Europës. Ndërkaq në anën tjetër Uashingtoni është i interesuar të promovoj LNG- në (Gazi Natyror i Lëngshëm LNG) e tij në tregun Europian. Pikërisht këtu ndeshen interesat mes SHBA dhe Gjermanisë në veçanti.

Në  Fondin Marshall Gjerman mbajtur në Bruksel, 6 dhjetor 2018, sekretari I shtetit M.Pompeo në (“Restoring the Role of the Nation State in the Liberal International Order.”),“Rivendosja e Rolit të Kombit-Shtetit në Rendin Ndërkombëtar Liberal”, ai  “dridhi”Brukselin me fjalimin e tij , duke iu bërë thirrje shteteve të BE të “riafirmojnë sovranitetin e tyre”, dhe ktë e bëri në kryeqytetin e Europës. Duke e përmendur edhe Brexit si thirrje politike për t’u zgjuar, në mënyrë që interesat e shteteve dhe qytetarëve të vihen para burokratëve të Brukselit. Ndër të tjera ai tha se misioni i SHBA është të riafirmojmë sovranitetin tonë, dhe të reformojmë rendin liberal ndërkombëtar. SHBA është e bindur se, aty ku nuk merr pjesë SHBA, BE mbetet pa asnjë rol! Politikëbërësit amerikan, kanë mbërritur në përfundimin  se ata të vetëm mund të konkurojnë Kinën dhe Rusinë.

Europa sidomos Gjermania po ndjek një strategji të multilaterizmit mbi të cilën është themeluar dhe vazhdon të  mbështetet politika e jashtme e Gjermanisë në 70 vjetët e fundit, Shteti-Kombi i thirrur nga sekretari i parë i shtetit Pompeo, e fyeu Gjermaninë, tha: Jana Puglierin– eksperte e Politikës Europiane në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, ndërsa Carlo Masala drejtor I Instituti Metis për Strategji dhe Parashikim ne Gjermani,tha se: ”Pompeo foli për Shtet-Komb, si rend të ri liberal dhe se sistemi multilateral I bazuar në rregulla që I shërbente interesave kolektive të perëndimit për shumë dekada nuk funksiononte më. Në listen e institucioneve  ndërkombëtare te dështuara ai rangoj Kombet e Bashkuara, Organizatën e Shteteve  Amerikane dhe Bashkimin Afrikan”, gjë që është plotësisht e gabuar, sepse për fuqitë e mesme, rendi liberal është mënyra për të ruajtur sovranitetin”,shtoj ai.

Mospajtimet ose thëne më mirë kundershtitë (me shkronja te medha) në mes të SHBA dhe BE , të cilat janë si duket fundamentalisht të bindura në politikat e tyre e që e përjashtojnë njëra tjetrën sa i përket politikes se jashtme; SHBA- e gatshme per “riafirmim sovraniteti”-Shteti-Kombi, dhe nga ana tjetër BE-Gjermania e cila është e bindur në qëndrimin e saj për multilaterizëm dhe ruajtje të sovranitetit aktual, në formën dhe rregullimin e saj ekzistuese.

BE?
Kriza e borxhit sovran europian filloi në vitin 2008 me rënien e sistemit bankar të Islandës. Disa nga shkaqet kontribuese përfshijnë krizën financiare të vitit 2007 deri në 2008 dhe recesionin e madh të vitit 2008 deri në vitin 2012. Kriza arriti kulmin midis 2010 dhe 2012.

Kriza e borxhit filloi ne vitin 2008 me renien e sistemit bankar të Islandës, më pas u përhap kryesisht në Portugali, Itali, Irlandë, Greqi dhe Spanjë në, 2009.Ajo ka çuar në një humbje të besimit në bizneset dhe ekonomitë europiane.

Kriza e Borxhit Sovran europian ishte një periudhë kur disa vende europiane pësuan rënie të institucioneve financiare, borxh të lartë qeveritar dhe përhapje të shpejtë të rendimentit të bonove në letrat me vlerë të qeverisë. Kriza përfundimisht u kontrollua nga garancitë financiare të vendeve europiane, të cilët kishin frikë nga rënia e euros dhe infeksionit financiar, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Agjensitë e vlerësimit ulën borxhet e disa vendeve të Eurozonës.

1.Shembulli Grek I Krizës Europiane- borxhi I Greqisë u transferua, në një moment, në statusin e hedhurinave.Vendet që merrnin fonde të shpëtimit iu kërkua të përmbushnin masat shtrënguese të krijuara për të ngadalësuar rritjen e borxhit të sektorit publik, si pjesë e marrëveshjeve të kredisë. Disa nga shkaqet kontribuese përfshijnë krizën financiare te vitit 2007 deri në 2008, recesionin e madh te vitit 2008 deri ne 2012, krizen e tregut të pasurive të patundshme. Politikat fiskale të shteteve periferike kanë kontribuar gjithashtu në lidhje me shpenzimet dhe të ardhurat e qeverisë. Në fund te vitit 2009, vendet anëtare të zonës periferike të Eurozonës të Greqisë, Spanjës, Irlandës, Portugalisë dhe Qipros nuk ishin në gjendje të paguanin ose rafinonin borxhin e qeverisë së tyre. Këto përfshijnë Bankën Qendrore Europiane(ECB), FMN dhe, përfundimisht, , European Financial Stability Facility (EFSF) dhe u votua nga shtatëmbëdhjetë vende të Eurozonës në vitin 2010, posacërisht për të adresuar dhe ndihmuar në kohë krize. Kriza e Borxhit Sovran europian arriti kulmin midis 2010-2012.

Një raport i vitit 2012 për Kongresin e Shteteve të Bashkuara deklaroi, “Kriza e borxheve në Eurozonë filloi në fund të vitit 2009 kur një qeveri e re greke zbuloi se qeveritë e mëparshme kishin keqinformuar të dhënat e buxhetit të qeverisë. Nivelet më të larta se deficiti i pritshëm kanë shkatërruar besimin e investitorit duke shkaktuar që përhapja e bonove të rritet në nivele të paqëndrueshme. Frika u përhap shpejt se pozicionet fiskale dhe niveli i borxhit të një numri vendesh të Eurozonës ishin të paqëndrueshme “.

2. “Brexit” dhe kriza europiane.Në qershor 2016 me referendum, Mbretëria e Bashkuar votoi të linte BE. Kjo vote nxiti euroskeptikët në të gjithë kontinentin dhe spekulimet u rritën që vendet e tjera do të largoheshin nga BE. Pas një procesi negociues të jo te lehtë, Brexit u finalizua më, 31 Janar 2020.

3.Italia dhe kriza e borxhit europian. Një ndërthurje e paqëndrueshmërisë së tregut të shkaktuar nga Brexit, performanca e diskutueshme e politikanëve dhe një sistem financiar i menaxhuar dobët, përkeqësuan situatën për bankat italiane në mesin e 2016. Tronditëse ishte se, 17% e kredive italiane, me vlerë afro 400 miliarde dollare, ishin kredi te kqia, dhe bankave u duhej një ndihmë e konsiderueshme.

4. Efektet e mëtejshme! Irlanda ndoqi Greqinë për të kërkuar një ndihmë financiare në nëntor 2010, ndjekur nga Portugalia në maj 2011. Italia dhe Spanja ishin prekur gjithashtu . Spanja dhe Qipro kërkuan ndihmë zyrtarisht në qershor 2012.Situata në Irlandë, Portugali dhe Spanje ishte përmirësuar deri në vitin 2014, për shkak të reformave të ndryshme fiskale, masave shtrënguese të vendit dhe faktorëve të tjerë unik ekonomik. Sidoqoftë, rruga për rimëkëmbjen e plotë ekonomike parashikohet të jetë e gjatë, me një krizë bankare në zhvillim në Itali, paqëndrueshmëri që Brexit mund të shkaktoj, dhe ndikimin ekonomik të shpërthimit të COVID -19 si dhe vështirësi tjera të mundshme për të kapërcyer.

 Tani, erdhëm te problemi i Kosovës; si do te perballoje Kosova presionin ndërkombëtar për të përmbyllur përfundimisht kontestet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe arritjen e zgjidhjes  finale?

Kosova eshte vene para aktit te kryer nga dy kontinentet perendimore  SHBA-BE! Ke te zgjedh Kosova?! Dhe a duhet zgjedhur me patjetër?

1) SHBA e cila e ka njohur mëvetësinë  e Kosovës? apo,

2) BE e cila eshte neutrale ndaj statusit te Kosoves?

Si duket SHBA “duhet” te arrijë një koncenzus me BE rreth çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor. BE duket të jetë e ndarë rreth qëndrimit zyrtar sa I përket kufinjëve dhe më e zëshmja kundër prekjes së kufijve ështe Gjermania, ndërsa Spanja e cila udhëheq me politikën e jashtme të BE duket të jetë e hapur ndaj ndryshimeve të kufinjëve! Sigurisht një ndër fuqitë e mëdha në Europë; Gjermania, tashmë nuk është në një linjë me SHBA sa i përket politikës së jashtme dhe shumë çështje të tjera (shih më lartë)që i ndajnë këto dy fuqi perëndimore , dhe kjo përbën një sfidë të papërballueshme për Kosovën e “rraskapitur” politikisht e ekonomikisht. Në njërën anë BE-Gjermania e cila ka filluar te “miklojë” Kosovën dhe të shpërfaqet miqësore! Por as ktë rol nuk është se e ka përmbajtësor e të sinqertë, duke ndarë rreth 100 mln euro për menagjimin e Covid-19(të cilat duhet t’i kthejë Kosova)!! …dhe Spanja nga ana tjetër duke hequr veton ndaj Kosoves, për përfaqësim ndërkombëtarë që i kishte vënë Kosovës ne vitin 2018;(kjo nuk është asgjë e re, Gymnich formula, ku edhe Spanja ka marrë pjesë ne takime te organizuara nga BE) dhe kjo po konsiderohet si e arritur nga raportuesja për Kosovën Viola von Camron dhe eurodeputeti austriak Lukas Mendl, përkundër faktit që ktë Spanja ka thënë se po e bën përkohësisht!! E gjithë kjo kontradiktë brenda BE, Kosovës ia bën me dije se BE kurrë nuk do të mund të ndërtojë nje consensus apo të udhëheq një politikë unikfikuese karshi Kosovës, dhe kurrë nuk ka pasur një strategji për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi,  mos te harrojmë se Mogherini,tash Borrelli te cilët janë pro ndryshimit të kufinjëve!..e bëjnë situatën edhe më paradoksale, duke e vulosur përfundimisht qëndrimin e tyre karshi shqipëtareve dhe Kosovës.

Në Samitin e Zagrebit sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë temë zgjerimi I BE me vende të tjera jo të zhvilluara ekonomokisht (edhe pse nga zyrtarë të BE kishin proklamuar një gjë e tillë),ndërsa tani për shkak të krizës ekonomike shkaktuar nga Covid-19, sipas të gjitha gjasave nuk do të ndodhë diçka e tillë.

A po shkon Europa drejt shpërbërjes?!!; duke i pare përpëlitjet e tyre të “dështuara” për të menagjuar Ballkanin Perëndimor,defaktorizimi i saj në politikën e jashtme, Europa po shpërfaq kakofoni  në organizimin e politikës së jashtme, kundërthëniet brenda BE dhe marrëdhëniet me SHBA?

Kosova duhet ta ket të qartë se si do të veprojë; Kosova është në një pozitë tepër të vështirë diplomatike dhe politike, kur duhet të zgjedhë? Mendoj se Kosova duhet të zgjedhë rrugën e demokracisë, parimeve dhe vlerave universale të të drejtave të kombeve e shteteve, dhe me urtësi diplomatike te kërkojë përkrahjen e SHBA dhe BE, mbi mbrojtjen e të drejtave të tyre që janë sinkron me të drejtat e të gjitha kombeve e shteteve të botës.

Çka do të ndodhë me shqipëtarët dhe me Kosovën? Muajt që po vijnë janë determinues të fatit shekullor të pazgjidhur të shqipëtarëve në Ballkan.

Enigma e madhe e kufinjëve Ballkanik, ora po bie.

Notat politike sa vijnë e bëhen më të qarta, se si do të përmbyllet Simfonia Ballkanike!

Zoti i bekoftë shqipëtarët!

Florie Bajoku

Të ngjashme