Mbyllja e Qeverisë me pasoja katastrofale për ekonominë e Kosovës

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 19:59 | Nga Agim Krasniqi

Po qe se nesër nuk votohet buxheti i shtetit, funksionalisht mund të thuhet se Kosova nuk ka Institucione funksionale pavarësisht se a do të kemi qeveri apo jo.

Nga nesër asnjë shpenzim nuk mund të bëhet nga buxheti i shtetit. Nuk do të mund të paguhen pagat, rrezikohen të ofrohen shërbimet publike duke përfshirë edhe shërbimet spitalore dhe arsimore, mund te rrezikohet siguria nacionale në mungesë të furnizimeve të policisë, shërbimit të zjarrfikësve, rrezikohet funksionimi i sektorit të drejtësisë.

Me një fjali rrezikohet gjithë funksionimi i shërbimeve publike. Shumë projekte kapitale nuk mund të realizohen, edhe projektet e filluara më parë do të rrezikohen të realizohen. Problemet e mos funksionimit të sektorit publik do të shkaktojnë probleme edhe për sektorin privat. E gjithë kjo në fund të fundit do të përcillet me paqëndrueshmëri ekonomike dhe probleme fiskale për funksionimin e tërë sistemit ekonomik.

Në këto rrethana pavarësisht vendimeve politike, rekomandimi imë është që nëse nuk ka aprovim të buxhetit, të zgjaten me vendim të Kuvendit ndarjet buxhetore edhe për muajt Shkurt dhe Mars mbi ndarjet buxhetore të vitit 2018. Krejt kjo me qëllim që qytetarët e Kosovës pavarësisht vendimeve politike të mund të kenë shërbimet minimale publike.

Të ngjashme