Me ekskursione të gjata e të padobishme të qeveritarëve nuk luftohet kriza e inflacioni

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 17:23 | Nga Blerand Stavileci

Sot përsëri jemi dëshmitarë të një rekordi edhe më të zi për sa i takon inflacionit të çmimeve në vendin tonë.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2022 ishte 11.2%.

Ndërkaq, Qeveria e vendit tonë nga një spektatore krizash të brendshme është kthyer në një pasionante eskursionesh jashtë vendit.

Të gjitha këto goditje të njëpasnjëshme për qytetarët dhe ekonominë, nuk po i këndellin pushtetarët nga rrethi vicioz i ideve dhe gjumi i thellë që i ka kapluar.

As mundin minimal nuk po e marrin që me masa e intervenime ekonomike t’i japin përgjigje krizës ekonomike dhe çmimeve astronomike.

Hiperdeflacioni qeveritar po e rritë pasigurinë dhe pamundësinë e qytetarëve për t’u përballë me të gjitha këto kriza që po rëndojnë mbi kurrizin e tyre.

Dalja nga ky rreth vicioz i mosveprimit të pushtetarëve dhe apatisë qeverisëse, nuk është çështje e fantazisë shkencore, por pikë së pari është çështje e moralit qeveritar dhe vullnetit politik për të respektuar qytetarët dhe shtetin tonë.

Të ngjashme