Me respekt, Albin Kurti – nana e demokracisë!

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 13:16 | Nga Faton Abdullahu

Në letrën e fundit që z. Kurti i dërgon Presidentit Thaçi, si përgjigje ndaj kërkesës për ta dërguar një emër për mandatar për Kryeministër të ri, më la përshtypje nje si konstatim përjashtues “me ka krejt” dhe një vlerësim “toptan” për të gjithë.

Kurti, pos tjerash në letrën e tij thotë: “Ajo që nuk e kam të qartë është standardi i dyfishtë që JU dhe PARTITË POLITIKE po tentoni ta impononi në mënyrë jo kushtetuese”.

E pabesueshme. Si ka mundësi? Pse nuk po e kupton z. Kurti se me këtë po e komplementon, besa edhe favorizon Presidentin, sepse po i thotë që ai është si të gjitha partitë politike ose ndryshe të gjitha partitë politike janë si Presidenti.

A e ka parsysh Kurti se si matet demokracia. A e ka parasysh se çfarë do të thotë shumica? A e ka parasysh ai rolin vemdimtar të numrave , të votave.

Por Kur e mendon më mirë, në të vërtetë nuk çuditesh me këtë qasje përjashtuese të z. Kurti me “plot konfidencë demokratike prej shpëtimtari” UNE dhe ATA.

Më shumë çuditesh që në fund të letrës nuk është nënshkruar:
Me respekt
Albin Kurti, nana e demokracisë!

Të ngjashme