Meidani: Mungesa e simboleve të Kosovës në Speciale, Kuvendi urgjent të ndalë këtë sajesë politike

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 21:21 | Nga Rexhep Meidani

Me beri pershtypje nje pasazh tek Lapsi.al. Sipas tij, avokati mbrojtes i presidentit H. Thaci, David Hooper, thekson nder te tjera: “Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate”.

Ndërkohë që Thaçi është pëergjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e tij, vete avokati pohoi me bindje se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turp dhe se salla gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.

Nëse me të vertetë, në sallën e kësaj gjykatë nuk ka asnjë shenjë të një institucioni kosovar, atëherë, me urgjencë, Kuvendi i Kosovës duhet të ndërmarrë iniciativën e domosdoshme për amendamente ligjore rregulluese e imponuese, pse jo dhe për vendosjen e një afati kohëshkurtër të ndërprerjes së funksionimit të kesaj sajese politike, të miratuar ne një parlament vendor dhe të “pompuar” si gjoja një gjykatë ndërkombëtare!…

Të ngjashme