Mendja dhe shpresa duhet të mbahen drejt Washingtonit, Evropa nuk po na i liberalizon as vizat

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 17:32 | Nga Visar Xani

Amerikanët na premtuan lirinë dhe e realizuan atë. Ata premtuan pavarësinë dhe e mbajtën atë.

Mendja dhe shpresa duhet të mbahen drejt Washingtonit. Evropa nuk po i liberalizon as vizat.

Duket se skenari serb me mbështetjen e disave në Evropë po realizohet.

Tani që po futemi në një situatë ku Kosova mund të quhet fajtore me kurthe (në rast eskalimi)… të gjithë duhet të jemi në mbështetje të Qeverisë.

Por edhe Qeveria duhet ta kuptojë se për Kosovën është Amerika, Amerika dhe Amerika.

Është e habitshme pse negociatat ishin kaq të shkurtra.

Në raste të tilla, kryministrat e kaluar u mbajtën në tryezë deri në orët e mëngjesit. Ndoshta Borellit i duket interesant ky tension!

Të ngjashme