Mërgata kosovare dhe zgjedhjet

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 09:18 | Nga Rrahman Paçarizi

Më se 32 mijë shtetasve të Kosovës që jetojnë e punojnë jashtë vendit, nga më shumë se 40 mijë, u është njohur e drejta për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit. Por, cila është kjo mërgatë e përbërë nga më se 800 mijë njerez?

Historia

Mergata shqiptare e Kosoves pas Luftes se Dyte Boterore ishte mergate ekonomike, kryesisht e punesuar permes byrove te puesimit ne Kosove e Maqedoni qe punonin petkohesisht ne boten e jashtme, pra ishin gastarbaitere. Ata nje here ne vit vinin ne Kosove, ne Jugosllavine moniste qe nuk e pranonte mendimin politik ndryshe, prandaj aktiviteti i tyre politik ishte ilegal dhe teper i kufizuar pasi ndeshkoheshin ata dhe familjet e tyre ne Kosove.

Fillimisht mergata shqiptare nga Kosova qe kishte orientime djathtiste e properendimore ishte e paket ne numer dhe e kufizuar kryesisht ne Belgjike e ne Britanine e Madhe ku bashkepunonin me mergaten antikomuniste nga Shqiperia. Nje mergate krejt antikomuniste ishte tashme e konsoliduar ne SHBA. Organizimet e tjera qe u themeluan ne fund te viteve ’70 e pergjate viteve ’80 ishin organizime me orientime te deklaruara marksiste qe buronin nga grupet ilegale te Kosoves qe regjimin e Enver Hoxhes, jo qe e mveshtesnin ideologjikisht por me shume e shihnin si mbeshtetje per realizimim e aspiratavve per shkeputje nga Jugosllavia ose per subjektivitet juridik brenda saj. Kjo mergate me orientime te tilla nuk arriti te fitonte simpatine e mjaftueshme perendimore per shkak te orientimit te deklaruar ideologjik.

Ne vitet ’90 situata ne Jugosllavi ndryshoi ne menyre rapide dhe ne Kosove u themelua Lidhja Demokratike e Kosoves e cila u shtti dhe u strukturua edhe te mergata e vjeter dhe ajo ne krijim kryesisht ne Gjermani e Zvicer.

Gjate viteve ’90 kur gjithcka ne Kosove ishte e paralizuar, ishte mergata ajo qe praktikisht i mbajti gjalle shqiptaret e Kosoves tashme pa butime jetese. Kjo mbeshtjetje u ritheksua dhe u rikonfirmua gjate luftes dhe vashdon edhe ne ditet e sotme, natyrisht ne pajtim me nevojat e kosovareve rezidente.

Çlirimi i Kosoves dhe brezi i dyte i mergimtareve

Eshte fakt i pamhoueshem se Kosova nuk do te çlirohej ose nuk do te mund te organizohej lufta çlirimtare, pa mbeshtetjen financiare dhe njerezore direkte te mergates sone.

Pas çlirimit Kosova nisi te zhvillohej dhe nje pjese jona u situuam deri ne masen sa te mos kishim nevoje te mbeteshim barre per mergaten. Ne kete situata mergimtaret nisen te mendojne per integrimin social e ekonomik e diku-diku edhe kukturor e politik ne vendet ku jetonin. Mergata keshtu u demobilizua ne raport me Kosoven pasi vendi me nuk ishte ne rrezik, vendi te cilin mergata e kishte rindertuar dhe rimekembur, ne te vertete.

Kjo krijoi njefare guximi te shqiptareve te Kosoves per te nxjerre stereotipet per mergimtaret si shaca, si te paintegruar etj. E, srereotipet jane te zakonshme dhe normale per shoqerite ne stade te ketilla te zhvillimit.

Brezi i dyte e i trete i mergimtareve, ata qe kishin shkuar si femije dhe ata qe lindnin jashte Kosoves po integroheshin direkt ne shoqerite e atjeshme. Si rezultat perfaqesues kemi Rita Oren, e ne nje mase Dua Lipen. Pastaj brezin e repereve si Azeti ne Gjermani, Unikatili ne Amerike etj. Kur isha veres ne Berlin, ne baret ne Alexanderplatz te shumten e kohes leshohej muzike e repereve shqiptare (Besoj qe po e kuptoni qe kengetaret tallavaxhinj (jo si tallava por si muzike me vlera te dyshimta qe s’dalin pertej ambienteve anadollake te Kosoves dhe diskotekave shqiptare ne Zvicer) pasi nuk i shoh as te integruar as me vlera).

Pastaj mergata na dha nje brez futbollistesh qe mbajten kombetare si Zvicra, Shqiperia e Kosova, hendbolliste si Albana Arifi etj.

Tash kemi nje mergate relativisht te integruar qe si e tille jo vetem qe kultivon lidhje nacionale me Kosoven por edhe eshte infuzion per kulturen, sportin e shkencen. Mergimtaret tash jane pjese e diakutimeve publike ne Kosove, me cka nje pjes e tyre kane mbjelle kulture debati dhe jane bashke me studentet tane jashte jane shnderruar ne dritaren tone te komunikimit me boten.

Ky kontribut eshte i paanashkalueshem.

Politika dhe investimet

Perderisa nje pjese e mergimtareve tane jane pjese e jetes politike, kulturore e biznesore te vendeve mikpritese, ata kane shfaqur ambicie per perfshirje politike edhe ne Kosove. Fatkeqesisht nuk e kemi pasur kete mergate menjehere pas lufte qe te na ndihmonte per tejkalimin me te shpejte te tranzicionit. Pra, nuk e kishim ate mergaten politike qe e paten Çekia, Sllovakia, Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia.

Por, angazhimi i tashem eshte i miteseardhur pasi sasia e remitentes ne Kosove shkon afer nje miliardi dhe kjo eshte sa gjysma e buxhetit te Kosoves. Mirepo, keto remitenta jane te orientuara qofte ne ndihma per pjeset e familjeve te tyre ne Kosove, qofte ne rindertimin e Kosoves apo ne shpenzimet qe mergimtaret i bejne gjate veres kryesisht. Ende mungojne investimet serioze. Mund te kete investime kryesisht ne viznese te vogla familjare e rralle ne biznese te mesme e aspak ne te medha. Ndoshta faji eshte te ne, por mungesa e investimeve ne veprimtari prodhuese eshte fakt i pamohueshem. Kapitali (edhe i bashkuar) duhet te investohet ndersa detyre e institucioneve eshte sifurimi i ambientit te pershtatshem per terheqjen e ketyre investimeve. Per kete arsye mergata duhet te jete e perfshire ne jeten politike te Kosoves edhe per te siguruar investime edhe per te ndihmuar per sigurimin e ambientit te sigurt duke sjelle ide e pervoja perendimore.

Kjo mund te behet duke caktuar nje kuote te perfshirjes se mergimtareve ne listat e deputeteve per shembull, nje praktike qe tashme ka nisur.

A duhet te kene frike partite politike nga kjo perfshirje? Sigurisht se jo. Spektri i djathte politik i Kosoves ka arsye te jete i shqetesuar pasi nuk ka bere mjaft per terheqjen e investimeve. Per kete arsye ka nje nymer me te madh te mbeshtetesve te LVV qe votojne nga jashte dhe per faktin se ata jane punetore dhe rrjedhimisht kane orientim te majte ne shumice.

Prandaj ne duhet te mesohemi te jetjojme me stereotipet per njeri-tjetrin dhe t’i pranojme faktrt: mergata na ka mbajtur gjalle nja 20 vjet se paku, mergata e ka ndihmuar luften clirimtare, mergata ka ndryshuar ne aspektin cilesor, por mergata nuk ka bere investime substanciale ne veprimtarite prodhuese. Kjo nuk i ben te mire a te keqij as ata as ne ne Kosove: keto fakte mund dhe duhen shfrytezuar per ecje perpara.

Të ngjashme