Ministri që po flet për “gabimet” e Amerikës, i ka ndërruar plot 14 parti

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 22:23 | Nga Adil Behramaj

Ky ministri Blerim Reka, që sonte i dha vetes të drejtë të flasë në emër të Republikës së Kosovës për “gabimet” e Amerikës, ishte koleksionuesi më i madh i librezave të partive politike në tërë rajonin tonë. Shumë fleksibil dhe kudo lehtësisht i integruar. Por, dezintegrimin si proces e kishte edhe më të lehtë. Megjithatë, fatkeqësisht, tash aspak i lumtur që ka përfunduar në Ministrinë e Integrimit Evropian.

Me ato që i diheshin publikisht, që doni edhe mos besoni, deri më tash i kishte ndërruar 14 parti politike.

Në Kosovë fillimisht kishte qenë pjesë e LKJ-së, pas saj e UJDI-t, më pas edhe e LDK-së, PDK-së, AKR-së, AAK-së dhe tash është stacionuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në Maqedoni kishte qenë pjesë e PPD-së, pas saj e PDSH-së, dikur ishte bërë edhe i BDI-së, më pas i VMRO-s, LSDM-së, BESA-s dhe në fund i ALEANCA-s.

Si pjesë e këtyre 14 partive politike, herë kishte qenë aktivisht i përfshirë dhe herë-herë edhe këshilltar politik i liderëve të tyre.

Por, ndërrimin e partive politike nuk e kishte obsesion të vetëm. Ai ishte i dhënë shumë edhe pas ndërrimit të kravatave dhe mindilave, kryesisht pas çdo takimi zyrtar, deri në 4-5 herë brenda ditës.

Duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2019 për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-145 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë, ai sonte i pështjelloi edhe kompetencat kushtetuese. Por, këtu çështje ishte vetëm vlerësimi i kushtetutshmërisë së kompetencave që dilnin nga ky ligj kundrejt kompetencave të Kuvendit, Qeverisë dhe kryeministrit, jo kundrejt kompetencave kushtetuese të presidentit.

Dallim i madh, si nata me ditë!

Këto dy të fundit nuk mund t’i ndërroni si ithtar i ndërrimeve, por nëse veç ndërrohen pyetjet dhe kërkohet nga Gjykata Kushtetuese vlerësim i kushtetutshmërisë së kompetencave të presidentit dhe kryeministrit në politikën e jashtme, atëherë ndërron krejtësisht edhe përgjigjja!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme