Mos na moralizo z. Rama! Ne kemi jetuar me serbët 80 vjet, i njohim si “paren e kuqe”

Prishtinë | 04 Dhj 2022 | 17:09 | Nga Arianit Koci

1.
Një prej postimeve më kreative me dozë të theksuar të humorit i Albin Kurtit, është:
“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”

Nuk i ka badihava mbi 113k pëlqime.

Në anën tjetër, Edi Rama e paska cilësuar ndërmjet rreshtave, si shpërthim nacionalist, me primesa qesharake – “ashtu siç është nacionalizmi.”

Në rregull është me e pasë vetëbesimin e Ramës.

Por, kur ai vetëbesim përdorët edhe kur nuk e ke dijen dhe informatat adekuate, del qesharak poashtu “si nacionalizmi.”

Ne kosovarët kemi jetuar me serbët 80 vite. I njohim si “paren e kuqe”.

Edhe shprehjen “pare e kuqe”, nuk e din Edi.

Disa prej tyre, sistematikisht na kanë bërë shumë keq. Gjenocid.

Posaqërisht, Millosheviqi me klikën e tij.
E pjesë e rrethit më të ngushtë të tij – ministër i informatave, ka qenë shoku i Edit, Vuçiqi

2.
Ne nuk po të gjykojmë që e ke raportin e mirë me te. Me Vuçiqin. Se paku une jo!

Prandaj z. Rama, si vëlla më i madh i yni, rri trus e mos u përziej në raportet tana me serbët.

Nuk i njeh ata më mirë se ne.

As humorin dhe kunjat që i bëjmë njëri tjetrit, nuk i din dhe nuk i merr vesh!

Prandaj, allahile lena rahat të kënaqëmi me fitoren në futboll.

Edhe një send: mos na moralizo.

E dijmë që nuk je kryeministër i Zvicrës.
E as i Serbisë!

Të ngjashme