Mullinjtë e bluarjes së drithrave në Kosovë po mbeten përmendore

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 13:52 | Nga Muhamet Farizi

Kosova e ka pasë Industrinë e Blojës së drithrave me traditë të vjetër.  Kjo degë e industrisë ushqimore (mullisët) edhe më herët e kanë pasë por edhe tani e kanë një  lidhshmëri të ngushtë me bujqit e vendit e në veçanti me prodhuesit e grurit.   

Bujqit  prodhues të grurit nuk kanë pasë e as tani nuk kanë nevojë të investojnë për depot e ruajtjes së grurit ngase i kanë pasë edhe tani i kanë në disponim drithnikët e mullisëve ku e kanë dorëzuar  grurin për këmbim me prodhimet finale si miellëra dhe hime të cilat i kanë marrë sipas dinamikës kohore që e parasheh vet bujku kur e dorëzon grurin. Ka pasë dhe ka edhe shumë raste kur grurin e lënë në ruajtje pa kurrfarë kompenzimi. 

Pra,  mullisët kanë kontribuar që të mbjellen sipërfaqe sa më shumë me grurë dhe të prodhohen sasira më të mëdha të grurit që popullata të ushqehet me grurin vendor. Mullisët kanë pasë dëshira të mëdha për këtë degë industriale dhe kanë tentuar ta zhvillojnë sa më shumë.                           

Vitet e para të pasluftës Kosova ka numëruar 99 fabrika për bluarjen e grurit (mullinj) me kapacitet optimal të bluarjes vjetore të grurit 1.835.870 tonelata , sasi e cila e mundëson konsumin për 9.662.473 banorë.                                                                                                     

Tani punojnë si vijon:                                                                                                 

Regullisht punojnë32 fabrika dhe Nga 3 muaj brenda vitit punojnë 16 fabrika.

Çka e ka penguar këtë degë të industrisë ushqimore?

– Lufta me Serbinë i ka shkatërruar 15 mullinj prej të cilëve vet mullisët i kanë riparuar 4 prej tyre.

– Paslufta  njashtu i ka dëmtuar mullisët e Kosovës edhe atë në vazhdimësi:                    

Filimi i pasluftës  ka stimuluar importin e miellit duke mos pasë doganë për miell dhe ka pasë doganë për grurë e cila e ka penguar prodhimin vendor.

Shteti ynë dhe qeveritë radhazi janë lavdëruar me gojën plot se po e ndihmojnë prodhimin vëndor dhe investimet e jashtme. Faktet tregojnë se ka qenë e kundërta e ato fakte janë:

Politika tatimore

 Tatimet për grurin vëndor:                                                                                                                

Për  1.000 kgr  me çmim 0,20  euro për kgr . vlera është  200.00 euro, kemi tatime:

1 . Tatimi i bujkut është 3% por obligohet mullisi me ia ndalë bujkut, gjë të cilen nuk guxon ngase bujku nuk pranon prandaj e paguan vet prej zori, tatimi 6,00 euro.    

 2. TVSH-ja e Ujemit (shërbimit të blojës) 18% për blojën e 1.000 kgr merr  180 kgr grurë, vlera e të cilit është 180 X 0,20 = 36.00 euro.                                                                  

TVH-ja  Ujemmit është:  36.00 X18% = 6,48 euro.                                                                                         3. TVSH-ja e miellit nga ujemi kur bluhet gruri 180 kgr grurë del 126 kg miell. Vlera e miellit  126 X 0,29 =36,54 euro.                                                                                     

TVSH-ja për miellin:   36,54 X 8% = 2,92 euro .                                                                                                               Tërë tatimet për 1000 kgr grurë vendor janë 15,40 euro.

Tatimi për grurin e importuar                                                                                                                   TVSH-ja e grurit kur importohet e cila pastaj është e zbritshme 1000×0,20= 200,00 TVSH-ja: 200,00 x 8% = 16,00 euro.                                                                                                       

 Mielli i prodhuar 1000 kg grurë = 700kg miell x0,29 =203,00 euro.                                                                Tvsh-ja për miell 203,00 X8% = 16,24 euro.                             Për pagesë: 16,24 – 16,00 = 0,24 euro.

Pra tatimi paguhet:

Për bluarje të grurit vendor    15,40 euro për 1.000 kgr grurë të bluar.                                                    Për bluarje të grurit të importit 0,24 euro për 1.000 kgr grurë të bluar.

       Këta tregues të politikës tatimore që i kanë rënduar edhe tani i rëndojnë mullisit në shtetin tone e kanë sjellë situatën  që Kosova nga 99 fabrika të bluarjes së grurit tash punojnë:                                                                                             – Rregullisht punojnë 32 fabrika të cilat i shfrytëzojnë kapacitetet vjetore 20% deri 27%. 

–Deri në 3 muaj brenda vitit punojnë 16 fabrika me shfrytëzim të kapacitetit vjetor 8%.

Kjo politikë tatimore ka detyruar 2 fabrika të reja të punojnë vetëm nga  1 vit dhe pas 1 viti i kanë mbyllur shkaku i tatimeve të gabuara dhe shkatërruese.

Kjo politikë tatimore  e ka detyruar investitorin e huaj nga  Zvicra i cili e ndërtoi mullirin më bashkëkohorë në Evropë i cili është në Xërxë dhe e shiti pasi nuk pa perspektivë nga tatimet.

   Barrierat për export të miellit nga shtetet fqinje

– Barriera kemi prej  Shqipërisë me të trilluarin vendim për proteinat kinse për miellin për bukë masive të jetë 13%, ku në standardet Europiane është 10%.

 – Barriera kemi edhe nga Maqedonia  e Veriut e cila nuk i pranon analizat tona për cilësinë dhe kërkojnë të bëhen analiza tea ta, ku kushton 800 euro për kontigjente e cila e bën të pakonkurushëm miellin tonë atje.

– Barriera kemi pasë dhe kemi prej Serbisë por nuk kemi nevojë për koment ngase është 100% për mallërat e Serbisë dhe Bosnës të cilat e kanë merituar.

Sigurisht do të parashtrohet pyetja se a i kemi njoftuar organet shtetërore për këto vështërësi. E kemi përgjigjen e gatshme.

Menjëhere pas luftës dhe në vijimësi kemi bashkëpunuar  me organet vendimmarrëse dhe ndikuese në vendimmarje të cilëve u kemi sqaruar në takimet që i kemi pasë me ta si dhe u kemi shkruar shkresa të argumentuara.

Kemi pasë takime me sa vijon:

Me Kryeministrat dhe stafin e tyre                             6 takime.             Me kryetarin e Shtetit 1 takim                                                      

Me Ministrat e Financave                                           7 takime                                                    

Me Petraç Milon nga Shtylla e IV                               2 Takime                   Me Ministrin e Bujqësisë 28 takime                                             

Me Ministrat e Tregëtisë dhe Industrisë                       6 takime                   Me Drejtorinë e Administratës Tatimore të Kosovës 13 takime

Kemi shkruar 9  shkresa.

   Bazuar në takimet  zyrtare me organet zyrtare shtetërore si dhe  shkresat e dërguara organeve shtetërore vendimmarëse dhe ndikuese në vendimarje ku  u cekën faktorët që e rëndojnë Industrinë e bluarjes së grurit kjo çështje e ka marrë rrugën e korrigjimit ku janë renditur në  ndryshimet ligjore të pakos së fundit fiskale ku Tatimi I Ujemit – shërbimit të bluarjes është propozuar të ulet nga 18% në 8% si dhe tatimi i grurit për bujqit  të ulet nga 3% në 1%. Ecuria e pakos së fundit fiskale ku janë këto ndryshime ligjore ka shkuar si vijon:     

  • Ka kaluar miratimin nga Qeveria dhe është  përcjellë në Kuvendin e Kosovës.
  •  Në  Kuvendin e Kosovës e ka kaluar shqytrimin e parë dhe nuk ka vazhduar më tutje për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit. 

   Përfaqësuasit e organeve tona shtetrore duke filluar nga qeveritë, ministritë si dhe organet tjera shtetërore vendimarëse po mburen se ua kanë rritur të ardhurat personale të gjithë punëtorëve që financohen prej Buxhetit shtetror e nuk kthehen të analizojnë se sa po dëmtohen bizneset   nga mosazhuriteti në përmirësimin e ligjeve tatimore shkatërruese për bizneset.

  Kosova nuk i plotëson nevojat  e konsumit me grurin vendor. Korigjimi i shpejtë i tatimeve të cekura  do të shpëtonte nga shkatrrimi total i mullijve të bluarjes së grurit në Kosovë dhe do të ndikonte në mbjelljen e sipërfaqeve më të mëdha me grurë si dhe marrjen e masave reciproke ndaj shteteve fqinje (Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut) do të rriste prodhimtarinë vendore dhe exportin.

  Nëse nuk merren me azhuritet masat e cekura atëhere do të mbyllen edhe ato fabrika të blojës së grurit  që kanë mbetur funksionale dhe objektet e tyre do të mbeten përmendore të bizneseve të mbytura nga shteti ynë.                                                                       

Konsiderojmë se kjo degë industriale e ka ndihmuar shtetin dhe bujqësinë e Kosovës, prandaj meriton që mos të lihet në shkatërrim total ngase është degë e nevojshme për shtetin e në veçanti për popullin.                                                                                                                          Ju lutemi qeveritarëve dhe deputetëve të tanishëm dhe të ardhshëm të shqyrtoni, në shqyrtimin e dytë dhe të miratoni pakon e fundit në të cilën merret vendimi për mullisët si është propozuar dhe ka kaluar deri aty e është si vijon:                                                                                    

TVSH-ja e Ujemit – shërbimi i bluarjes nga 18% të ulet në 8%.                                                                     Tatimi për bujkun për grurë nga 3% të ulet në 1%.

Mos lejoni që vlerat e kësaj dege industriale t’i dime vetëm pas vdekjes (mbytjes).

Të ngjashme