Mundësitë kushtetuese pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 23:26 | Nga Hajzer Salihu

Neni 100 paragrafi 4 i Kushtetutës, përcakton se një mocion i mosbesimt është i pranueshëm kur për të votojnë shumica e të gjithë deputetëve, pra 61 nga 120 sa ka gjithsej deputet Kuvendi. Ne këtë rast Qeveria konsiderohet ne dorëheqje!

Pas kësaj rrethane, konsideroj se vie ne shprehje neni 95 paragrafi 5 i Kushtetuës,i cili është një përjashtim nga procesi i zgjedhjes së Qeverisë pas mbajtjes së zgjedhjeve, respektivisht kjo dispozitë kushtetuese e rregullon ne mënyrë ekskluzive diskrecionin e Presidentit, që pas rënies se Qeverisë ne konsultim me partitë politike, ose koalicionin qe ka fituar shumicën ne Kuvend të procedoj me caktimin e kandidatit të ri për Kryeministër. Ne kuptimin logjik të normës këtu shihet që hartuesi i Kushtetutës ne këtë rrethanë i ka dhënë një lloj përparësie të lehtë fillimisht “..konsultimit me partitë politike..”, e tek më pas e ka rendit “..ose koalicionin qe ka firuar shumicën ne Kuvend…”. Kjo nënkupton qe mosbesimi i treguar ndaj Qeverisë përmes shumicës se votave të deputetëve, vënë ne njëfarê disavantazhi dhënien e mandatit prapë një mandatari qe vie nga e njêjta parti, apo koalicon qe ka fituar shumicën ne zgjedhjet e fundit, e të cilën e ka rrëzuar ky organ zgjedhës.

Ndërlidhur me nenin 95.5 kemi edhe nenin 82 paragrafin 2, i cili përcakton se ne rastet e votimit të suksesshem të mosbesimit të Qeverisë, “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti…”, pra është karakteristikë përdorimi i shprehjes “mundet”, qe nënkupton se jo domosdoshmërisht duhet të ndodhë shpërndarja pas votimit të mosbesimit.

Po ashtu edhe pika 2 e Komentarit të Kushtetutës, sqaron situatën me rastin e votimit të suksesshëm të mocionit, ku thotë se: “Me kalimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, qeveria humb të gjithë autoritetin kushtetues për të kryer kompetencat e saj, dhe ipso iure kalohet në procesin e ri të emërimit të qeverisë, përmes propozimit të një kandidati nga ana e presidentit të republikës…”.

Andaj si përfundim, konstatoj se Presidenti ka ingerenca kushtetuese qe ne rast të votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë nga Kuvendi, mund të gjëj zgjidhje pa shkuar në zgjedhje.

Të ngjashme