Ndarja e 500 mijë eurove për Luginën, akt “patriotik” i kësaj Qeverie

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Ndarja e 500 mijë eurove për  Luginën e Preshevës është akti  “patriotik”  i kësaj Qeverie me të cilin u mundua të fshehë “gjakderdhjen financiare”  dhe dhurimin e 10 milionë eurove për serbët e Veriut.

Me lëmoshën që ndau për shqiptarët e Luginës, ai deshi të paraqitet si kujdestar për shqiptarët e atjeshëm, çka edhe ia ka arritur pjesërisht. Ia ka arritur sepse ata nuk e panë se dora e kryeministrit ishte 20 fish më dorëlirë me serbët e veriut se sa me ata. Ky akt nuk ishte as akt kujdesi as akt patriotik por thjesht tërheqje e vëmendjes nga ajo që vërtet po ndodhte, “gjakederdhjes financiare” qysh po e quan vetë ai.

Ndihma 10 milionëshe pa program buxhetorë dëshmon më së miri gënjeshtrën dhe gënjeshtarët që na thonin se: Qeveria e kaluar i paska harxhuar rezervat.

Ky fakt kryeneç e nxjerr lakuriq këtë Kryeministër  kuisling se ka gënjyer dhe ka ngjallur panik të panevojshëm, duke na traumatizuar me konferencat e tijë: “Se qysh arka e shtetit na qenka boshatisur nga Qeveria paraprake dhe se shteti nuk ka mjete të mjaftueshme për t’u përballur me pandeminë”.

Ku i morri paratë kryeministri për dhurimin e 10 milion eurove për serbët e veriut?

Prioritet mbi prioritete sot duhet jetë luftimi i pandemisë, sigurimi i më shum testeve të cilët po mungojnë.

Por për këtë Kryeministër kuisling prioritet mbi prioritete janë marrëdhëniet e mira me Serbinë.

Ky Kryeministër kuisling me kabinetin e tij, popullin tonë nga akuzues ndaj Serbisë e  ka kthyer në bankën e të akuzuarit!

Ky Kryeministër kuisling do të mbahet mend si “shqiptari” që i mundësoi Serbisë të pariqitet para gjith botës si shtet humanist ndaj Kosovës!

Ky Kryeministër kuisling do të mbahet mend si Kryeministri që skajshmërisht ka lënduar raportet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa mbështetjen e të cilëve Shteti ynë vështirë se do të ekzistonte.

Ky Kryeministër kuisling do të mbahet mend për tentiminstalimin e autoritarizmit në Kosovë.

Ky Kryeministër kuisling do të mbahet mend si Kryeministri që burgosi gjithë popullin e Kosovës pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Ky Kryeministër do të mbahet mend për Qeverisjen më jetëshkurtër në historinë e Kosovës.

Ky Kryeministër do të mbahet mend, mbase s’do të mbahet mend për asgjë të mirë për Kosovën!

Të ngjashme