Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Ballkan

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 22:47 | Nga Lulzim Peci

Qëllimi i Rusisë nuk është që vetëm ta pushtojë Ukrainën, por edhe ta ndërrojë me forcë rendin e tanishëm evropian e botëror, si dhe të testojë kohezionin e perëndimit, dhe sidomos atë të NATO-s.

Ditë të errëta janë pranë kontinentit tonë, që mund të kenë për pasojë mijëra viktima në Ukrainë, por edhe me gjerë, nëse konflikti eskalon përtej kufijve të këtij vendi.

Kjo mund te kete pasoja edhe ne Ballkan, duke perfshire ketu edhe momentin e se vertetes per Serbine, e cila nuk do ta kete komoditetin qe te jete deklarativisht njekohesisht edhe me perendimin dhe Rusine.

Sot, per te gjitha vendet e rajonit do te jete ceshtje kyce besueshmeria e tyre si aleate te perendimit dhe rreshtimet e tyre, jo vetem ne raport me konfliktin ne Ukraine, por edhe ne raport me sigurine dhe stabilitetin ne rajon, ne keto kohe te turbullta me zhvillime te cilave nuk ju dihet fundi.

Edhe nje gje, me intervenimin eventual te Rusise ne Ukraine, do te hapet edhe kapitulli i rrenimit te Kombeve te Bashkuara, si institucion pergjegjes per paqen dhe sigurine nderkombetare, dhe kjo do ta rikthej politiken e balancit te fuqise ne kontinentin tone, 33 vite pas perfundimit te Luftes se Ftohte.

Ne keto rrethana, njohja e Kosoves nga kater vendet mosnjohese te NATO-s, mund te behet nje imperativ per ruajtjen e sigurise dhe stabilitetit ne krahun jugor te Aleances.

Të ngjashme