Ndihma e Gjermanisë ishte e jashtëzakonshme – Këtë vetëm i verbri nuk mund ta shohë

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 16:41 | Nga Zeqir Bekolli

Në publik, po qarkullon një deklaratë e drejtuesit të TV Klan, Baton Haxhiut, se gjoja Gjermania nuk e paskësh ndihmuar gjithaq Kosovën. Ka të ngjarë se kjo deklaratë e Haxhiut vjen si pasojë e zemërimit për mos përmushjen e qëllimit të tij për coptimin e Kosovës. Ai paradokohe pat thënë publikisht :”Le të shkojë Veriu i Kosovës”, edhe pse e di shumë mirë se atje gjenden pasuritë e Kosovës, Trepça dhe Ujëmani. Kundrejt kësaj ideje, jo vetëm që ka dalur hapur Gjermania, por ajo është edhe kombënglëse kundër coptimit të Kosovës.

Se Haxhiu nuk kishte të drejtë, dëshmojnë faktet se Gjermania ishte dhe mbetet njëri prej shteteve kyçe për Kosovën, duke e ndihmuar që nga strehimi i refugjatëve e deri te ndihma ushtarake për çlirimin e Kosovës. Ndihma e Gjermanisë është tejet e prekshme, në fazën e zhvillimeve dramatike në Kosovë, në Grupin e G8, në OKB, në ofrimin e ndihmave humanitare, gjatë e pas luftës, sikur edhe në pjesëmarrjen në operacionin ushtarak të NATO-s, në bombardimin e  caqeve ushtarake serbe, dhe së fundi edhe në ruajtjen e paqës në Kosovës, me misionin e KFOR-it. Dhe kjo ndihmë vazhdon edhe sot në shumë fusha, që nga rrafshi diplomatik deri në ndërtimin e paqes në Kosovë.

Duhet ta përkujtojmë publikun se ende pa filluar lufta në Kosovë, kur dhuna, terrori dhe spastrimi etnik kishte marrë përmasa, në periudhën kur Klinton erdhi në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte marrë parasyshë një operacion i fshehtë dhe i përbashkët ndërmjet SHBA-së dhe Gjermanisë – emëruar me kodin “Operacioni Rrënjët”, që parashihte  shkëputjen e Kosovës, të Malit të Zi dhe të Vojvodinës nga ish-Jugosllavia. Në këtë kontekst, në këtë projekt parashihej edhe pavarësia e Kosovës ose aneksimi i saj Shqipërisë. Se ky plan ishte realitet, ka dëshmuar edhe Komitetit Politik i Senatit të ShBA-së, i cili këtë e bëri publik, më 8 gusht të vitit 1998. Pra, këtu shihet një kontribut i jashtëzakonshëm i Gjermanisë në drejtim të çlirimit të Kosovës. Veç kësaj, ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Sharping, ishte njëri ndër më këmbëngulësit për fillimin e bombardimeve mbi caqet serbe, gjatë luftës. Gjermania, bënë pjesë në grupin e shteteve të para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon t’i qëndojë pranë kësaj njohjeje. Nëse edhe gjithë këtyre pohimeve nuk u thonë ndihma, atëherë nuk e di se çfarë përmbajtje tjetër duhet të ketë ndihma.

Të ngjashme