Ne e kemi një kryeministër demagog!

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 09:05 | Nga Driton Smakaj

Politika e tij jo racionale ose është pasojë e një njeriu totalisht të paaftë që jeton në kutinë e tij paradoksale, ose është një marionetë banale politike. Diçka në mes të këtyre dy pikave nuk ka.

Çdo ditë na shet patriotizëm koti, e në anën tjetër i kemi deklaratat e tij publike ku thoshte që kurrë armën nuk do ta kapte për të luftuar për liri, e poashtu në një intervistë serbisht deklaronte shumë krenar që kurrë në jetën e tij nuk e ka lënduar ndonjë serb diku. Pavarësisht asaj që të gjitha formacionet e shtetit serb nuk kanë lënë gjë pa na ba, na kanë marr çdo element të dinjitetit njerëzor.

Tash ky njeri na shet show medial kinse din e mundet, e në anën tjetër del para botës sikur një fëmi i lazdruar që kur e han një flakaresh, e thirr babën.

A ka ndonjë këshilltar ky politikan?!?!?!

Gati dy vite qeveria e tij asnjë gjurmë për zhvillim. Asnjë.
Investimet kapitale më të ulëtat në 10 vitet e fundit. Në shëndetësi mjekët duhet me marr vendime kush me mbetë gjallë e kush me vdek, ndërsa qindra miliona euro në buxhet rrinë kot pa plan.
Sapo e pa që i ka ra pëlqyshmëria në popull, populisti të vetmin instrument për rritje e ka policinë e Kosovës, me i nisë drejt tensioneve.
Mjeshtri banale e diktaturës. Duhesh me qenë tullë pa pjekë mos me e kuptua që tensionet në Veri nuk i shkojnë përshtat Serbisë në këtë situatë. Fort tullë duhesh me qenë.

Nëse veç don me ba diçka ndryshe, atëherë caktoje sot RECIPROCITETIN tregtar 100%. Ndaloja Serbisë 30 milionë euro në muaj e mos ia mbani likuiditetin në EURO Vuçiqit. Në muajin e parë do ta shihni efektin. Plus asnjë tension nuk krijohet sepse tregtia nuk përbën problem etnik, çka Serbia e trumbeton si instrument politik.
A ma, biznesi i ambël, e me ndërprere idhnohen jaranat.
Ndërsa reciprocitet me stickersa e me letra të formatit A4, shumë lehtë me ba edhe kënaqësi për trushpërlarët edhe analfabetët e facebookut.

Rroftë demagogu dhe trushpërlarët!

Të ngjashme