Në krizën më të madhe ekonmike, Kurti i mban 700 milionë euro të bllokuara

Prishtinë | 17 Qer 2022 | 19:47 | Nga Artan Behrami

Çfarë paradoksi! Nga të hyrat e doganës, ATK-së etj., Qeveria i ka tubuar nja 700 milionë, të cilat kryeministrit Kurti po i projekton si suficit buxhetor në fund të vitit.

Në anën tjetër, i ka ndalur të gjitha shpenzimet, të gjithë tenderët, projektet zhvillimore duke mos marrë asnjë vendim për të zbutur krizën e madhe ekonomike, duke bllokuar këto 700 milionë euro.

Asnjë vendim për rritje të pagave, veteranët i përjashton nga paga minimale, s’ka rritje për mjekët, infermierët, mësuesit, policët, zjarrfikësit, ushtarët e FSK-së etj.

Krejt shpresat i ka vendosur në këtë suficit, për t’ia shpërlarë sërish trurin cyberxhematit se ka rritur buxhetin e Kosovës në tre miliardë!

“E ndala hajninë, buxheti u rrit 3 miliardë”.

Ushqim perfekt për mehybët dhe simpatizantët e VV-së!

Të ngjashme