Në lidhje me ndërtimet në Prishtinë

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 10:53 | Nga Bekim Salihu

E para: Ndërtimet pa leje nuk janë ndalur, as në 2013 dhe as në 2020.

E dyta: Ndërtesa shumëkatshe pa leje nuk bëhen më, ngase nuk blenë askush njesi banesore, në një ndërtim pa leje. Kjo do të thotë se janë vetëdijësuar blerësit, jo ndërtusit ose autoritetet.

E treta: Edhe në periudhen e fundit, në Prishtinë, janë arrestuar inspektor të ndërtimit më 12 mijë euro në xhep.

E katërta: procesi i regjistrimit të ndërtimeve pa leje në Prishtinë (dhe në tërë Kosovën) nuk e ka përfshirë regjistrimin vetëm të ndërtimeve të pas vitit 1999, por që nga ekzistenca e qytetit dhe nga ky regjistrim kanë dalur mbi 46 mijë ndërtime pa leje në Prishtinë.

E pesta: Njerëzit (shumica) nuk është që duan të ndërtojnë pa leje, por vetë detyrohen të ndërtojnë pa leje, për shkak të mos zgjidhjes (me letra) të çeshtjeve pronesore. Nuk mund të marresh leje, pa e pasur pronen në emrin tuaj.

E gjashta: Procesi i legalizimeve të ndërtimeve, më shumë është problem pronësor, se sa problem teknik e administrativ.

Të ngjashme