“Në ligjin për deklarimin e pasurisë duhet të përfshihen edhe amviset, sepse i ruajnë paret n’gji”

Prishtinë | 11 Dhj 2021 | 09:58 | Nga Driton Smakaj

Ligj për deklarimin e pasurisë së mjekëve dhe mësuesve!

O hajde Lenin hajde!

Një njeri që i konsideron të gjitha shtresat e shoqërisë të pandershme, e veç klanin e vet që i rrinë përreth e ia mbajnë zhagun të ndershëm, ai njeri ka probleme të randa në kry.

Në takimin tjetër të qeverisë, duhet me e zgjerua ligjin për deklarimin e pasurisë edhe nga amviset, sepse sipas praktikës së njohur, nanat tona i ruajnë paret n’gji.

Nëse ka dyshime pastaj në deklarimin e pasurisë, ua çon skuadrën e kontrollit të gjinjve.

Në qeverinë e parë, kur e kam pa që ndërtojnë programe duke e përdorur Google e duke kopjuar nga dokumentet e vendeve të Afrikës, ku bëheshin lehtësime për Deve, e kam kuptuar që kanë probleme të randa me kuptimin e shtetit.

Nuk u besoja disave kur thonin; nuk keni parë gjë akoma.

Të ngjashme