Në pakon emergjente të përfshihen edhe familjet që s’kanë të ardhura

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka mirëpritur pakon emergjente të propozuar nga ministri i Financave, Besnik Bislimi.

Por, Musliu-Shoshi mëpërmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga ministri në detyrë, Bislimi, që të përfshihen në këtë pako edhe shtresa e shoqërisë që nuk kanë asnjë të ardhur.

Postimi i plotë:

Pakoja emergjente e propozuar nga Ministri i Financave dhe Transfereve ka qenë e domosdoshme për qytetarët dhe bizneset.

Sidoqoftë, ka edhe shtresa në shoqërinë tonë të cilat nuk janë të përfshira në pakon emergjente por duhet të përfshihen urgjentisht.

Kjo shtresë përfshinë familjet të cilat janë në numër jo të vogël dhe gjatë kësaj kohe të pandemisë NUK kanë ASNJË të ardhur. Deri më tani këto familje kanë jetuar me të ardhurat ditore si punëtorë krahu apo ndihmëse në mirëmbajtje ditore të shtëpive.

I bëj thirrje Ministrit në detyrë, z. Besnik Bislimi që ta ketë parasysh këtë shtresë të shoqërisë sonë në mënyrë që pakoja emergjente të përfshijë edhe këto familje për të cilat ndihma është e domosdoshme

Të ngjashme