Në përkujtim të një përvjetori të lavdishëm

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 13:49 | Nga Naim Ramizi

Mëngjeset e nëntorit të vitit 2000 në malet e Luginës do të zbardhin ngadalë, duke vene në pah një grusht tytash të bëra bashkë e të kthyera kundër paramilitarëve serbë, të cilët pas shpërnguljes nga Kosova po bënin dhunë dhe represion të pa parë ndaj shqiptarëve të mbetur jashtë kufirit te Kosovës pa dëshirën e tyre.

Mëngjeset agonin bashkë me krismat e pushkëve që luftonin me shumë trimëri se sa fuqi. Fat në fatkeqësi për guerilet e ri do jetë marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar mes Jugosllavisë së kapitulluar dhe NATO-s.

Kjo marrëveshje nuk i lejonte Serbisë që pesë kilometra përgjatë brezit kufitare me Kosovën të përdorte armatimin e rënde dhe aeroplanët. E detyruar të luftojë pa artilerinë e rende dhe aeroplanë edhe pse shumëfishë më shumë në numër nuk munden të rezistonin gjatë. Të turpëruar dhe në panik të madhe paramilitarët ikën duke i lënë edhe armët të cilat ishin shumë të nevojshme për guerilet. Pas dëbimit te forcave paramilitare pothuajse nga të gjitha vendbanimet shqiptare gueriles apo Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc i lindën probleme të reja.

Mbulimin e terrenit me trupat e tyre e që ishin shumë pakë për të mbuluar atë teren të gjerë. Të ndodhur në vështirësi me logjistikë të dobët dhe ushtarake të pakët në numër një pjesë e madhe e terrenit do të mbetej e pambuluar, por kjo gjendje nuk do të zgjasë shumë nga që radhët do ngjisheshin me ushtarë të rinj që vinin grupe grupe çdo ditë nga Kosova dhe viseve tjera shqiptare.

Të organizuar si asnjëherë më parë edhe popullata civile nuk qëndroi duarkryq por u bënë bashkë për të i dalë në ndihmë ushtarëve kryesisht të ri në moshë e që tokën po e lanin me gjakun e tyre të njome. Koordinimi dhe bashkimi i të gjithë faktorëve bëri që asnjë pikë e kontrolluar nga UÇPMB-ja mos të bie asnjëherë në duart e forcave serbe deri në nënshkrimin e marrëveshjes se Konçulit me të cilën do të demobilizohet UÇPMB-ja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për paqe do të vritet kryenegociatori shqiptare Ridvan Qazimi komandant Lleshi kështu nënshkrimi i marrëveshjes për paqe në mes të UÇPMB-së dhe palës serbe me garanci dhe ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtare do të përgjaket. Ditët në vazhdim do të jenë të rënda dhe pa shpresë sidomos për ish-ushtarët. Ata do ndiqen, burgosen dëbohen dhe dënohen në procese të montuara në Gjykatat serbe.

Edhe sot pas shumë vitesh Lugina e Preshevës është plagë e hapur kombëtare që kullon dhe shërim kërkon. Shërimi i saj bëhet vetëm nëse ajo i bashkohet përfundimisht dhe plotësisht pjesës nga e cila edhe është shkëputur.

Populli i Luginës që i ka dhënë aq shumë Kosovës në të gjitha periudhat e saje deri në çlirim asnjëherë nuk ka dashur të bëhet barrë e shtetit të ri të Kosovës ai ka heshtur ka duruar vetëm e vetëm që mos t’i prishe punë Kosovës. Në këtë kohë të tensioneve politike në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe kërkesave të komunitetit serb që jeton në Kosovë edhe shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre nga Lugina duhet të jenë të qartë në artikulimin e kërkesave të tyre për të arritur më të mirën të mundshme pa i bërë dëme proceseve politike nëpër të cilët po kalon Kosova.

Fotografia e Naim N Ramizi

Të ngjashme