Në përpjekje për të marrë gjithçka, Kurti mund të mbetet pa asgjë

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 14:48 | Nga Muharrem Nitaj

Mosmarreveshjet midis VV dhe LDK duket se jane me te thella se sa nje post presidenti apo ministri, ose jane shume me serioze se sa kaq. Eshte pak e besueshme qe LDK te ngul kembe per kaq pak, por problemi mund te jete diku tjeter!

Me gjase shume ne LDK, nuk jane te gatshem ta pranojne rolin e nje partneri te nenshtruar, per te mos thene te poshteruar ne nje qeveri “Kurti”!
Ky i fundit tashme i ka ndermarr disa veprime qe mund te kuptohen edhe si perpjekje per nenshtrimin e partnerit, sado qe nuk e ka fare problem t’i nderroje qendrimet edhe ne momentet e fundit.

Te vemendshmit mund ta verejne se Albin Kurti po shperfaq synime me te medha se sa postin e kryeministrit te Kosoves. Me gjase atij i eshte mbushur mendja per rrugen e nje lideri PanShqiptar, nese ia rroke natyrisht!

Dhe nuk perjashtohet qe ne perpjekje per te marre gjithcka, te mbetet pa asgje, ose qe grupi i interesxhive brenda LDK-se, mos te shohe asgje pertej posteve ministore dhe mandatit te deputetit, dhe ta pranoje nje marreveshje sado e pafavorshme qofte ajo per LDK-ne!

Cilido qe te jete perfundimi, tashme i ka humbur kuptimi nje aleance te proklamuar per nje qeveri ndryshe!

Gjithcka eshte shnderruar ne nje tuxharllek ordiner!

Të ngjashme