Në shkollë nuk shkohet sa për ta marrë një diplomë!

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 18:14 | Nga Selim Tahiri

S’po shkohet në shkollë?!

E kuptoj shumë mirë qëllimin dhe kërkesat e Këshillit të Nxënësve. Shpesh kam shkruar për gjendjen e mjerueshme në arsim, për cilësinë e dobët e për shumë probleme tjera. Mirëpo gishtin nuk duhet ta drejtojmë gjithmonë tek të tjerët.
Nxënësit (sidomos ata të shkollave të mesme të larta), gishtin duhet t’ia drejtojnë edhe vetes, sepse:

Në shkollë nuk shkohet me armë.
Në shkollë nuk shkohet me cigare.
Në shkollë nuk shkohet me drogë.
Në shkollë nuk shkohet pa libra e fletore.
Në shkollë nuk shkohet me telefon në dorë.
Në shkollë nuk shkohet për të inçizuar e shantazhuar mësimdhënësin.
Në shkollë nuk shkohet për të fjetur.
Në shkollë nuk shkohet për të ikur prej orëve.
Në shkollë nuk shkohet gjysmëlakuriq.
Në shkollë nuk shkohet për t’i thyer dyert.
Në shkollë nuk shkohet për të bullizuar shokët/shoqet.
Në shkollë nuk shkohet për të kërcyer nga dritaret.
Në shkollë nuk shkohet për t’ia shfryrë gomat e makinës mësimdhënësit.
Në shkollë nuk shkohet për ta sharë mësimdhënësin.
Në shkollë nuk shkohet për ta kërcënuar mësimdhënësin.
Në shkollë nuk shkohet sa për ta marrë një diplomë!

Të ngjashme