Në sprovë i gjithë kredibiliteti i shtetit të Kosovës

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 08:10 | Nga Afrim Kasolli

Opinioni publik vazhdon të jetë i tronditur nga dyshimet se ambasdori i Kosovës në Kroaci ishte paguar nga mafia energjetike serbe. Kjo çështje duhet të marrë epilog menjëherë. Të dihet e vërteta. Ajo nuk mund anashkolehet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Apo të tentohet të relativizohet. Qeveria e Kosovës nuk guxon të sillet sikur struci, ashtu sikur po vepron deri në këto momente kryemistri.

Dhe këtë proces mund ta verifikojnë menjëherë menkanizmat e sigurisë së shtetit të Kosovës. Të hulmtohet a ekziston nën pronësi të tij kompania “MB Consulting”. Pse e nuk e dekleruar këtë kompani në Agjencionin për Anti-Korrupsion?

Dhe a është paguar nga mafia energjetike serbe. Nuk është me rëndësi shuma. Nëse edhe 6 euro i ka përfituar ambasadori nga këto lidhje mjaftojnë. Atëherë shtrohen pyetje tjera. Si ndodhi që ky emërim i kishte tejkalaur filtrat e sigurisë së shtetit? A nuk kishin në gjendje ato t’i detektonin këto lidhje? Apo i kishin detektuar, por vendimarrësit politikë kryesisht kryeministri, ministrja e punëve të Jashtme dhe Presidentja i kishin injoruar rekomandimet e tyre, për shkak të interesave të tyre ditore politike.

Sepse nëse verifikohen këto pandehema atëherë i bie që politika kosovare e ka emëruar për ambasodor dikënd që ka pasur për mision të propagandojë dhe mbrojë intersat ekonomike energjetike serbe dhe jo konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. E nëse verifikohen këto dyshime atëherë kemi të bëjmë me rrezikim të sigurisë nacionale. Dhe dorëheqja jo vetëm e ambasdorit, por edhe e qeverisë dhe presidentës, nuk mjafton. Nëse del që çdo gjë është spekulim atëherë shteti i Kosovës, përsëri çlirohet nga kjo barrë e cila po e mban peng atë.

Qartësimi i këtyre dilemave është nevojë urgjente që të kryhet sot. Nuk ka hapësirë për shumë malverzime. Nesër është vonë. Ngase këtu është në sprovë i gjithë kredibiliteti i shtetit të Kosovës, dhe jo fati i individëve të veçantë.

Të ngjashme