Nëse qeveria e rritë arrogancën, ka mundësi që SBASHK-u ta radikalizojë grevën në protestë

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 23:15 | Nga Milazim KRASNIQI

Përpjekjet e qeverisë për ta thyer grevën, janë të gabueshme.

Përpjekjet e qeverisë duhet të jenë që të gjejë zgjidhje, që garanton fillimin dhe vazhdimin e suksesshëm të vitit të ri shkollor.

Nëse qeveria e rritë arrogancën ndaj SBASHK, ka mundësi që edhe SBASHK ta radikalizojë grevën në protestë.

Atëherë bëhet më keq për të gjithë, për qeverinë në rend të parë.

Çka ndodhë nëse mijëra mësues e arsimtarë, si reagim ndaj tendencave të thyerjes së grevës së tyre, mblidhen para qeverisë dhe nuk duan të shpërndahen pa ua plotësuar kërkesat?

Qeveria dhe Kosova duhet të ruajnë energjinë për probleme shumë më të mëdha që na presin, që nga kriza ekonomike e energjetike e deri te presionet për ndonjë marrëveshje të dëmshme.

Vendit i duhet qetësia, paqja, uniteti dhe koncentrimi në prioritete.

Kjo betejë iracionale e qeverisë me sindikatat, për shumë më pak para se sa ato që ua falë serbëve të veriut, thjesht është edhe e pamoralshme.

Të ngjashme