Nëse Serbia e dëshiron paqen e plotë me Kosovën?!

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 17:40 | Nga Argjend Zejnaj

Nuk mund të thuash se Serbia e vitit 2017 është më e mirë se ajo e vitit 1997, kanë ndërruar udhëheqësit, por politika është e njëjta, ata që dikur ishin argat dhe zbatues të propagandës e të organizimeve që ideoheshin nga Millosheviçi për të shkaktuar tmerr në Ballkan e në Kosovë, sot janë vetë krijuesit por edhe zbatuesit e atyre politikave totalisht në shërbim të dezintegrimit e për më keq edhe të ndezjes flakë të rajonit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua në fillim të këtij viti në aeroportin e Bazelit (pjesa Francezë) më 4 janar në kuadër të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në Interpol, i vjetëruar mbi një dekadë, në vend të mesazheve civilizuese, Qeveria e Serbisë i kërkoi (e po i kërkon me ngulmë çdo ditë) Francës të ekstradojë z.Haradinaj për t’u përballur me kinse akuzat për krime lufte – të tëra të fabrikuara sipas qejfit të saj dhe mbi të gjitha të zhvlerësuar dy herë me nga dy nivele nga autoriteti më i lartë i drejtësisë ndërkombëtare në Hagë.

Kur nga të gjithë ishin pritjet se Franca duhet të refuzojë kërkesën për ekstradim dhe të lirojë Ramush Haradinajn, në çastin e parë të shqyrtimit të “provave” – ajo i dha shpresa Serbisë se mund të bëhë dicka për ekstradimin e z.Haradinaj, duke kërkuar “prova shtesë” nga ajo, kjo (nëse asnjë tjetër) bjenë në kunërshtim me të gjitha parimet e të drejtës universale për të lëvizur lirshëm e për të mos u ndjerë i kërcënuar, për më keq, një Gjykatë lokale, ama shumë periferike, deshironë të dal mbi krejt trupën juridike të shteteve me të fuqishme të Evropes dhe Botës që kanë qenë pjesë e Gjykatës së Hagës, duke përfshirë edhe vetë shtetin e kësaj Gjykatës së Colmar-it.

Ndalimi i ish – kryeministrit Haradinaj në Francë, e zgjatja përtej çdo pritjeje të kësaj farsë, nuk shërben, e nuk do të shërbej asnjëherë për paqen e synuar nga Brukseli në mes të Kosovës dhe Serbisë, kjo vetëm sa i ka fryrë zjarrit, për mundësinë e një tjetër konflikti në Ballkan.

Me të drejtë nga të gjithë njohësit e zhvillimeve në Ballkan e më gjerë, kërkesa për ekstradim të z.Haradinaj nga ana e Serbisë, është parë si një thirrje lufte. E kjo mund të shihet edhe të ndodhë, pa një pa dy, nëse Franca e dërgon z.Haradinaj në Serbi – z.Haradinaj mund të mos ketë shumë vota (deri tani t’pakten, për arsye që të gjithë ne i dijmë) por djemë e vajza që ia bësojnë jetën ka po aq sa të gjithë militantët partiak te të gjitha partive bashkë në Kosovë ë jashtë saj.

Serbia po sillet sikur popujt jo serb të Ballkanit të kenë harruar për nacionalizmin e saj i cili hiq me largë se para një dekade shkaktoi spastrimet etnike të cilat shkatërruan ish-Jugosllavinë.

Ne nuk kemi harruar se Serbia e sotme aspak nuk ndryshon nga Serbia Millosheviçiane, civilizimin kjo Serbia e sotme e ka vetëm për mashtrim, sa për të marrë ndonjë fond e për ta fuzionuar ekonominë e saj të shtrirë për toke.

Presidenti në detyrë i Serbisë, Tomislav Nikoliç, sikurse ai i zgjedhuri Vuçiq vazhdojnë të mbajnë lartë flamurin e luftërave që etëri i tyre politik, Millosheviçi, mbante duke pas si synim po njëjtë pushtimin e fqinjëve dhe krijimin e “Serbisë së Madhe”, të cilën e kanë ëndërr të mishëruar të gjithë klasa politike në Serbi.

Si shkak i kësaj Serbie të “civilizuar” prej bombave të NATO-s, gati 30 përqind e territorit të Kosovës është ende e pushtuar defakto nga po kjo Serbi, pra kjo ka vazhduar me avazin e vjetër të mbajtjes nën kontroll të një territori që e ka spastruar edhe mbas luftës, pra gjatë fundit të 1999 e fillimit të vitit 2000, duke përdorur paramilitarë të saj. E disa anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare edhe pse ajo storie ka ndodhur para syve të tyre, nuk kanë reaguar, e as sot nuk e pranojnë se ka ndodhur.

Veprimet e fundit të Serbisë tregojnë vazhdimësinë e vullnetit të disa udhëheqësve për të dëmtuar në të gjitha drejtimet Kosovën. Edhe kjo ngjarja e fundit me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj, pra manipulimi me fletëarreste të Interpolit përbën një shkelje të qartë të “angazhimit” të Serbisë për përmbushjen e kritereve që dalin nga kapitulli 35 i procesit të pranimit të saj në BE, ku nderë të tjera kërkohet vullneti i mirë nga Beogradi zyrtarë në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, a mund të quhet normalizim ku Serbia ka tendecën e aneksimit të një territori të shteti fqinjë e ku nga po kjo Serbi një popull i tërë quhet terrorist që meriton të dënohet.

Pra për ta thënë shkurt e shqip, normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një cirk që gjasat i ka me përfundu “me ndonjë anëtarë të skuadres se cirkut të lënduar”, kjo mund të jetë kështu për aq kohë sa Serbia vazhdon të shkelë sovranitetin e Kosovës në njerën anë, e në tjetrën anë bënë thirrje për dialog në Bruksel (nga i cili dialog prapë është po Serbia që përfiton e ka përfituar që nga fillimi).

Kosova duhet t’i bëjë me dije të gjithëve, se nësë Serbia e deshiron paqen dhe rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bruksel duhet që urgjentisht të tërhiqet nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë më dije Serbisë që nësë kjo e fundit e deshiron anëtarësimin në të, duhet që paraprakisht të tërhiqet nga ndërhyrja në integritetin territorial të Kosovës. Kjo duhet t’i bëhët kjartazi e ditur Serbisë, që tani ka ardhur koha që pasojat për keqbërjet dhe mos degjueshmërinë t’i bartë vetë ajo.

E nësë deshiron paqen, Serbia duhet ta marrë mesazhin kryesorë nga Kosova dhe Bashkësia Ndërkombëtare se kjo vjenë pasi të tërheqet kërkesat (krejt absurde e totalisht politike) për arrestimin (ekstradimin në Serbi) të ish-Kryeministrit Haradinaj, pastaj pastrimin nga vet ajo të fletëarresteve që i ka leshuar në Interpol për të gjithë ish-luftetarët e UÇK-së, e sigurisht tjetri veprim prej vërteti, e jo vetëm fasadë, është që, Serbia duhet njëherë e mirë t’i japë fund “pushtimit” të Mitrovicës, dhe duhet të ndalojë se pënguari që Kosova të mos njihet nga komplet BE-ja, kjo pastaj për t’i hapur rrugën Kosovës që të bëhët pjesë e organizmave dhe organizatave të BE-së.

Dhe e fundit në ketë rastë, e ndoshta me kryesorja, është që Nikoliçi, Vuqiçi, Daqiçi dhe të gjithë të tjerët si këta, nëse e deshirojnë paqen me Kosovën, duhet ta varrosin nacionalizmin Millosheviçian atje ku e ka vendin, tek krijuesi i atij nacionalizmi, kështu do të varroset Millosheviçi njëherë e mirë, e kështu ndoshta do të mund t’i hapet rruga paqës së vërtetë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

(Autori është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme