Një bumerang klasik politik për Albin Kurtin

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 13:59 | Nga Valon Syla

Albin Kurti ka përjetuar këtë jave se çka do me thane “bumerangu”. Jo ai haleti australian qe e shohim neper filma qe kur e gjun t’kthehet mrapa, por një bumerang klasik politik kur e merr nje veprim tu mendu që perfiton, e masnej te kthehet turive.

Me dialogun e Qeverive tjera, keq e mire, qashtu qysh ka qene, me Thaçin e me tjerët pas tij të partive institucionaliste si LDK sidomos, qe kane besu përnime në Republiken e Kosoves, ata gjithmonë strukturat paralele i neutralizuan, duke i inkuadru disa prej tyre në Polici te Kosoves në Veri, poashtu Dogana e Kosoves dhe gjykatat paralele u mbyllën. Policet e kishin shenjen REPUBLIKA E KOSOVES ne krah. UNMIK e KFOR nuk kishte rrugëve, prej Prishtines e deri ne Bërnjak apo Merdare… ku ishte shtrirë autoriteti republikan i Kosovë.

Kurti, tu shpresu me fitu nej vote ekstra pas katrahures qe po e parasheh ne sondazhe dhe per me ndrru temen rreth presionit amerikan qe e ka per gazperquesin, fillon nje aksion me njesitet ma elitare te Republikes se Kosoves, duke rreziku jeten e tyre dhe paqen tone, per me instalu “reciprocitet” ne tabela, nje çështje minore teknike qe eshte pune e brendhsme e MPB e jo per armatimin dhe personelin ma te rendesishem qe kemi, me i lane qe 12 nete ne barrikada aty ne zgafelle te ujkut, ku cdo nate me altoparlant cetniket jane tu i sha me motra e me nana.

Tash ne Bruksel, Bini dhe Bisli perjetojne humbje te trefishte fale paaftesise dhe mungeses elementare te njohurise dhe eksperiences, por edhe burrnise:

1) e pranojne me diskutu me Serbine per situaten dhe çështjet e brendshme teknike për Kosoves.

2) E kthen KFOR-in ne rruget e Republikes se Kosoves me mandatin 1244, të 10 qershorit 1999.

3) E largon Kosoven nga dialogu per njohje te ndersjelle duke e kthyer ne dialog teknik per ceshtje teknike qe nuk kane fund. E vetmja menyre mi mbyll keto eshte me perfundu dialogun politik, por per kete Kurti nuk e ka guximin. Ndersa pas zgjedhjeve lokale, duket se s’ka me pas as shumicen e votes shqiptare.

albanologji #deshtim #jodialog #vetevendosje #ndryshimipovjen

Të ngjashme