Një ditë pas zgjedhjeve, pak vend për festë

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 11:10 | Nga Rrahman Paçarizi

Kosova eshte ne nje faze te re te historise se saj shtalb. Partite politike tash i pret pune e madhe. Qytetaret presin konstruktivitet.

Humbesve u duhen ca dite per kendellje, por VV si fituese nuk e ka kete luks. VV duhet ta marre veten nga fitorja dhe t’u ofrohet partnereve dhe me konstruktivitet t’ua ofroje planin qeverises qe ne kete konstelacion forcash duhet te jete plan kompromisi sidomos ne raport me LDK-ne.

Tash, zhvillimet ne LDK do te jene me interesante dhe determinuese per qeverine e ardhshme.

Perderisa ne fushate askush s’ka qene i sinqerte, tash situata eshte tjeter, eshte konkrete dhe reale.

Mandati i kesaj qeverie eshte dialogu – gjithcka tjeter eshte thellim i izolimit. Qytetaret e Kosoves ua kane dhene besimin ketyre partive per ta nxjerre vendin nga izolimi.

Prandaj vazhdoj me thane qe ka vend per kremte, por sa me te shkurter. Pjesa tjeter eshte e mbushur me pune e sakrifice, me dhimbje.

Të ngjashme