Një këshillë për Albin Kurtin për ta shpëtuar qeverinë

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 10:29 | Nga Zejnullah Jakupi

Frohe Ostern, Gëzuar pashkët!

Këshilla e mirë ta shpëton qeverinë.

Përshëndetje z. Kryeministër Albin Kurti, si në gjithë botën dje ishte ditë feste në Gjermani dhe botën Perëndimore festa e pashkëve, vazhdon edhe ditën e hënë, vetëm në Kosovë nuk ishte ditë feste, edhe pse kjo do të duhet të ishte si në vendet Perëndimore për ku edhe Kosova po mundohet që një ditë të jetë anëtare e BE-së. Edhe pse në Gjermani, Zvicër e gjetiu ishte ditë feste, ju vazhduat me ditën e punës, pa respektuar këtë festë të besimtarëve katolik. Ndoshta nuk është faji i juaj sepse qeveritë e më parshme i kanë fajet se nuk e kanë miratur që edhe pashkët të kenë ditë feste. Prandaj dje ishte ditë e mbrapshtë. Keni hyrë në gjynah me besimtarë katolikë.
Sa i përket projektligjit të propozuar, unë ju propozoj që nuk është vonë të të heqni dorë nga ky projektligj, sepse po shkakton një precendent pas atij të vitit të kaluar dhe po shkakton mosmarrëveshje tek opozita dhe po e dërgon vendin në zgjedhje të reja. Ne tanimë e dijmë dhe me këtë u vërtetua se opozita PDK, AAK dhe LDK nuk e dëshirojnë një projektligj të tillë, nuk e respektojnë dhe nuk e duan fare diasporën, kjo tanimë po kuptohet. Por pse të nguteni tani me këtë veprim dhe të shkohet në zgjedhje të panevojshme, në këtë situatë të pavolitshme dhe kaotike dhe të rend shkaktuar nga pandemia dhe gjendja e vështirë ekonomike në vend. Mbase ju i keni fituar zgjedhjet edhe kur mërgimtaret nuk kishin mundësi të votonin nëpër ambasada dhe kosullata, atëherë është më mire të mos dështojë kjo qeveri, por të qeveriset njëherë 4 vite dhe pastaj të shohim, nuk bëhet vonë. Tani është radha të zgjidhet presidenti, presidentja.
Këshilla e mirë ta shpëton qeverinë.

Të ngjashme