Një lëvdatë për presidenten!

Prishtinë | 15 Gus 2022 | 22:46 | Nga Halil Matoshi

1.
Presidentja Vjosa Osmani asht në rolin e saj, të gardianës së Kushtetutës, simas Nenit 84, pika 2: garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe në rolin e garantuses së parimit kontroll & balancë”.

Parimi kontroll dhe balancë në qeverisje dmth. që degët e veçanta janë të autorizueme me parandalu veprimet e degëve të tjera në denokraci ku pushtetet janë të ndame.

Kontroll & balancë zbatohet kryesisht në demokracitë kushtetuese, që dmth përmbajtje nga mbifuqa e ni pushteti kundruell tjetrit!
Simas shkrimtarit dhe redaktorit digjital, ekspert i lajmeve finaciare Brian Beers, kontroll dhe balancë janë procedura të ndryshme të vendosuna për me i reduktu gabimet, për me parandalu sjelljen e pahijshme ose për me ulë rrezikun e centralizimit të pushtetit.

Kontroll dhe balancë rëndom sigurojnë që asni person i veshun me pushtet ose departament nuk guxon me pasë kontroll absolut mbi vendimet;

2.
Presidentja Osmani tue mbrojtë Kushteturën po e mbron Projektin iluminist dhe vlerat perëndimore në Kosovë, të vendosura nga Brshim Rugova dhe Lëvizja e Rezistencës së viteve ‘90!

Të ngjashme