Një llogaritje sa do të jenë humbjet në ekonominë e Kosovës nga Covid19

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 17:09 | Nga Bashkim Mustafa

Bazuar në trendet e ekonomive globale, virusi COVID-19, përveç humbjes së jetëve të njerëzve dhe rrezikimit të shëndetit të popullsisë, do të këtë pasoja të mëdha në ekonominë e çdo vendi.

Pasojat do të jenë me të larta e sidomos në vendet me ekonomi të varfër siç Kosova, me një rritje ekonomike rreth 4%, e që veç është proklamuar nga BQK-ja që do të këtë zvogëlim prej – 2%, e PBB për kokë banori, me 3560 euro.

Nga të dhënat e siguruara nga institucionet relevante si BQK, ASK, MF dhe informata të tjera, kam kalkuluar humbjet e mundshme ditore, mujore dhe 3 mujore si rezultat i COVID-19.

Po ashtu është kalkuluar rënia e aktivitetit ekonomik me 50% të ekonomisë joaktive në baza ditore dhe tremujore për kokë banori nga informatat e z. Berat Rukiqi kryetar i OEK të siguruara nga kalkulimet fillestare të bizneseve.

Është kalkuluar një faktor më rendësi; Injektimi i ekonomisë për ta ruajtur nivelin e PBB në ditë dhe muaj, i varur nga kohëzgjatja e pandemisë COVID-19, masat e marra në kohë optimale dhe mundësit e financimit.

Nga të dhënat e fituara mund të kolaudojmë se: Me 50% të aktivitetit ekonomik joaktiv në mars 2020, kemi një humbje të PBB prej 9,362,761.64 euro në ditë dhe humbjet për kokë banori 5.11 euro. Ndërsa në muaj kemi 280,882,849.32 euro humbje të PBB, e nëse zgjatë tre muaj kemi një humbje prej 842,648,547.95 euro, pa marrë për bazë faktorët tjerë relevantë. Andaj, bazuar në të dhënat e analizuara për ta ruajtur PBB në kushtet e krijuara, është e nevojshme, që në baza ditore të injektohet PBB në shumën prej 3,120,920.55 euro, apo në baza mujore prej 93,627,616.44 euro dhe gjashtë mujore në shumën optimale prej 561,765,698.63 euro.

*PBB – Produkti i Brendshëm Bruto, është tregues ekonomik, matës i vlerës së tregut te të gjitha produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një ekonomi brenda një periudhe të caktuar’
* Injektimi i ekonomisë ose furnizimi i ekonomisë me para’.

Të dhënat janë paraqitur në formë grafike dhe tabelë.
Uroj që te kemi pasoja sa më të vogla në shëndetin e njerëzve, e të merren veprimet e duhura në kohën e duhur për evitimin edhe të pasojave ekonomike në Kosovë.

(Autori është profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj)

No photo description available.
Image may contain: text
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.

Të ngjashme