Nobeli a e vlerëson krijimtarinë letrare apo veprimtarinë politike?

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 15:56 | Nga Ilir Muharremi

Juria e Stockholmit a mori sot vendim skandaloz pasi ja dha çmimin Nobel për letërsi shkrimtari austriak serbomadh Peter Handke? Mendoj se juria as që e ka shikuar këtë anë derisa është përqendruar vetëm te vlerat letrare të këtij çmimi. E keqja e kësaj është se shkrimtari involvohet në politikë dhe përkrahë një kasap të Ballkanit siç ishte Slobodan Millosehviqi. Nobeli e dëshmoj veten se për asnjë përqind nuk është politik, racist, nacionalist, i fëlliqur deri në grykë me dallime të ndryshme ose shikon biografitë e shkrimtarëve derisa vlerson vetem veprën letrare me stil të veçantë prozaik e jo veprimtarinë politike të tij.

Ana e errët e jetës i takon personalisht individëve të cilët nuk e përziejnë me anën profesionale. Vlera është diçka tjetër ndërsa jeta e tyre diçka tjetër.

Ky shkrimtar ka shkruar himne për Millosheviqin, e kishte vizituar edhe në Hagë, pastaj ka marrë pjesë edhe në varim, madje është takuar edhe më shumë kasap të Ballkanit. Mirëpo, nëse me vepra letrare ai bindshem përkrahë një gjenocid të tillë që u bë në Bosnje dhe Kosovë atëherë vlera e këtij shkrimtari do të ishte zero. “Populli serb në Kosovë është popull tragjik, po ashtu humbës. Unë mbaj anën e humbësit”, u shpreh ai gjatë një vizite në Kosovë. Ndërsa, ky shkrimtar po harron se populli që u dëmtua në tokën e tyre janë populli shqiptar dhe serbët që kanë kryer masakra ndaj civilëve shqiptar janë barbar. Si mund të jesh humbës derisa tenton të zhduk një popull autoktonë? I bindur jam se Nobeli as që është marrë me këtë analizë ose këtë pjesë sadiste të këtij shkrimtari.

Shkrimtari jonë me famë  botërore Ismail Kadare nuk e fitoi çmimin Nobel as këtë vit. Është përfolur se si arsyje pse shkrimtari i jonë nuk e fiton çmimin është ngaqë vjen nga një vend i vogël Ballkanik e kontretisht ish-komunist. Si duket kjo nuk po qendron te Akademia Suedeze.

Derisa këtë çmim e gëzojnë emrat e mëdhenj si Albert Camus, Zhan Pol Sartre, Pablo Neruda, Dario Fo, Herman Hese, Ernest Hemyngëay, Samuel Becket, Gabriel Garsia Makrez, Mario Vargas Losa e shumë emra të tjerë. Si mund të mendojmë se çmimi i Nobelit është politik, me vendime të turpshume, absurde dhe të pa merituara, atëherë nëse është edhe këta emra nuk janë shkrimtar të mirë, por janë politk, ose duhet shikuar jetën dhe veprimtaritë e tyre politike si ishin e mos t’i lexojmë. Duhet ndarë krijimtarinë e sinqertë lertare me fëlliqësirat politike e unë mendoj se Akademia Suedeze e di një gjë të tillë.

Autori është Ilir Muharremi, kritik i artit

Të ngjashme