Nuk bëhen deklarata ironike si Kryeministër i Republikës së Kosovës karshi SHBA-së

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 17:34 | Nga Driton Smakaj

A u ekzaltuat me 73 mijë shikues të Albinit?
Besoj që po.

A e komentoi ndokush një nga MEGA GABIMET e Albinit? Askush.

Sepse kur qorrohesh pas liderit, nuk e sheh as nuk e dëgjon. Veç kënaqësh ‘kuku sa mirë po folë, goja mjaltë po i qet’.

Në pyetjen e gazetarit rreth bllokimit të fondeve amerikane për investime. Albini u përgjigj me ironi se kanë qenë veç premtime 200 milionë dollarë, ndërsa janë realizue diku 10 milionë. Me ironi dhe duke lëvizur trupin sikur babaxhan, e tha se gjoja nuk është një punë e madhe kjo.

A e keni idenë si kuptohet kjo përgjigje e një Kryeministri në zyrat e inteligjencës amerikane?
MOSMIRËNJOHJE e neveritshme.

Jo për këto 10 milionë apo 200 milionë. Por për një kosto tjetër marramendëse.

A e dini sa i ka kushtuar AMERIKËS në dollarë për të na sigurua këtë LIRI?

Veç koha e bombardimeve 78 ditë rresht ka kushtua 30 miliardë USD.

Investimet e tërthorta pas bombardimeve për Ballkanin në përgjithësi për shkak të Kosovës, shkojnë deri në 300 miliardë USD. Me jetua Albini edhe njëmijë vite, nuk mundet me ua kthye borxhin.

A e dini sa është dëmtua Serbia gjatë bombardimeve?

Zyrtarisht Serbia e ka kërkua nga NATO një fakturë 100 miliardë USD.

A e dini sa e dëmton Serbinë RECIPROCITETI i Albinit?

Një ZERO të madhe të shtypit, në krahasim me këto që i thash më lartë. Reciprociteti veç i dëmton pak nervat SHBA-së edhe buzëqeshjen ironike të Albinit.

A i ka bërë këto llogari ndonjëherë inxhinieri i dhetsheve? Besoj që po, por i ka shumëzua me 0 e i kanë dalë palidhje.Nuk bëhen deklarata ironike si Kryeministër i Republikës së Kosovës karrshi SHBA-së. O shqiponjat e mia.

Të ngjashme