Nuk ka vend për gëzim militantesk, Serbia ende nuk e njeh pasaportën e Kosovës

Prishtinë | 28 Gus 2022 | 07:31 | Nga Astrit Gashi

Marreveshja per kalimin e kufirit me ID eshte e mire dhe ne interes te Kosoves. Ajo lehteson qarkullimin e qytetareve tone permes Serbise. Serbia e ka heq letren, qe Kosova nuk e vendoste. Parimi i reciprocitetit ne kete pike eshte vendosur.

Po pres cfare do te ndodhe me qeshtjen e targave. Pres dhe infot me thone se edhe aty do te kete reciprocitet. Ka garance nderkombetare ne kete pike.

Serbia, mos te mashtrohemi, fatkeqesisht nuk e ka njohur nje dokument te ri te Kosoves dhe as se ka bere asnje hap shtese ne drejtim te njohjes se shtetit tone. Fanfarat e gezimit militantesk, ndonese te pritura, nuk jane te nevojshme, ato tekefundit nuk e ndihmojne as qeverine. Ajo ID te Kosoves e njeh qe moti, sepse ne kuptimin e saj ID tregon territor e jo shtet. Ne baze asaj ID e ka leshuar ate letren e bardhe te hyrje- daljes. Nuk e njeh passaporten e Kosoves, prandaj me te as nuk mund te hysh as te dalesh nga Serbia. Kur te njeh Serbia pasaporten e Kosoves, atehere i bie qe e ka njohur shtetin e Kosoves. Nuk ka ndryshim te Serbise, fatkeqesisht!
Kosova megjithate eshte shtet dhe do te jete pavaresisht se cfare mendon Serbia.
Naten e mire ose miremengjesi, me 12 gusht ju kam thane se kjo pune kryhet dhe se do te kemi nje “dhurate”. Te ecim perpara kujdeseshem dhe me strategji.

Të ngjashme