Nuk mund të paramendohet hipokrizia në politikë pa Albin Kurtin

Prishtinë | 12 Qer 2022 | 13:28 | Nga Besa Ismaili

Dy gjëra lidhur me hipokrizinë e disave ndaj Gjykatës Speciale.

Pse është votuar?

Raporti i institucioneve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë stoik dhe i pandryshueshëm, në kohën kur ka ardhur si çështje politike për votim të dhomave të specializuara në Hagë. Rruget e tjera të krijimit të saj, do të ishin edhe më fatale për Kosovën.

Nga trysnia ndërkombëtare, është zgjedhur përballja.

Për këtë përballje është dashur së pari trimëri, e pastaj pozicion dytësor karshi imazhit të Kosovës në botë. Të dyja këto kanë qenë tipare të Kadri Veselit.

Qeveria e Kosovës, në anën tjetër, përveç që po tregohet e paaftë në dialogim dhe jo transparente, ajo nuk e ka idenë më të vogël për dëmet e Kosovës të shkaktuara nga narrativa e Serbisë, në kohën kur proceset kundër çlirimtarëve po zhvillohen në Hagë.

Në vend të kundërshtimit dhe dekonstruktimit të narrativave të Serbisë për UÇK-në dhe çlirimtarët, kryeministri përzgjedhë ekuivoke hipokrite në ditën e çlirimit të Kosovës, ditë për të cilët nuk e ka asnjë meritë.

Nuk mund të paramendohet hipokrizia në politikë pa Albin Kurtin.

Të ngjashme