Pagesat dhe digjitalizimi i tregut ‘online’

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 11:41 | Nga Arsim Ajeti

Sa ndryshuan sjelljet e konsumatorëve gjate krizës globale!? cili trend shënoi ngritje, dhe risit në tregun digjital  gjatë pandemisë!       

Vetëm para ca ditëve një ‘tweet’ apo cicërimë e themeluesit të rrjetit social Twitter, Jack Dorsey është shitur në ankand për 2.9milion $, si një token i patjetërsueshëm apo NFT, përderisa një vepër e formatit digjital për 69 milion $ nga Christies, shtëpia me renome botërore për shitjen e artit.

Përderisa, investitorët ndihen konfident se këta token digjital do kenë vlerë të jashtëzakonshme në të ardhmen, duke bërë një paralele në mes të veprave të artit, apo gjësendeve personale të figurave të famshme të historisë moderne, trendi vetëm se do rritet, vlerëson BBC.

Për te elaboruar se si, në mes të krizës globale kemi një trend të ‘çmendur digjital’ duhet të kuptojmë se pandemia 1 vjeçare, që u manifestua me një stagnim të pa parë ekonomik, dhe izolim shoqëror, bëri që fokusimi si zgjidhje nga kriza të jetë interneti apo realiteti i ri virtual!

Që nga puna e deri tek studimet, tregtia dhe vet jeta u zhvendosen në internet, kështu që përdorimi i aplikacioneve si Zoom, Netflix, Viber, Ebay, Snap, Pinterest, Reddit.. shënuan rritje të theksuar, së bashku me to edhe fenomeni financiar i njohur si bitkoin (BTC)!

Por si u be që Bitkoin të ketë ekspansion gjatë krizës globale!?..duhet ta kuptojmë faktin se ka shumë para të pa angazhuara në qarkullim, si pasojë e pakove financiare për rimëkëmbje ekonomike dhe asistence qytetare, përderisa fare pak ka qarkullimi te kapitalit,  apo prodhim dhe zhvillmi si pasojë e virusit,  i cili ka prek çdo sektor ekonomik.  Në anën tjetër efekti nga inflacioni vetëm se ka prekur tregun e patundshmërive dhe investimeve kapitale, mjafton ti krahasojmë çmimet e tregut në fillim të pandemisë me çmimet aktuale për të parë se ka ngritje të theksuar, sidomos në tregun e Mbretërisë se Bashkuar, dhe jo vetëm.

Si rezultat kemi Bitkoin në vlera astronomike, po si përfunduam këtu!? këtë duhet ta kërkojmë në ndërrimin e gjeneratave dhe zhvillimin e hovshëm digjital. Sipas World Trade Organisation (WTO)  Interneti, dhe roli i tij në këtë trend është i pamohueshëm, sepse gjenerata e re, apo  hyrja e tyre ne treg dhe tendencat për investim apo siç e njohur ne tremat ekonomik ‘diversifikim portfolios’  nuk konsiderohet më Ari, si një kursim me vlerë, por  bitkoin,  i cili u identifikua si një aset i preferuar ne kohë krize.

Tanimë, shume institucione  te mirënjohura si Morgan Stanley, Goldman Sachs etj. kanë filluar ta trajtojnë BTC, si ‘ari digjital’…kurse shtytje dhe pranueshmëri të gjerë, pa dyshim që kanë  kompanitë, të cilët kanë investuar një pjesë të kapitalit tyre, siç eshë rasti me Tesla, Microstrategy, Square, Coinbase, Paypal…dhe shumë të tjera, tanimë zyrtarisht mund ta blejmë një veturë elektrike Tesla, me bitcoin, konfirmon Elon Musk.

Megjithatë, një pjesë e investitorëve tradicional kanë blerë Ari, sipas Marketwatch,vlera e arit ka shënuar rritje për 37%, nga 1200 $ sa ishte para pandemisë, në vlerën me te lartë ndonjëherë te regjistruar me 20 Korrik,arriti në 2010$,e  tëra kjo duhet të kuptohet si balancim financiar ne rast të inflacionit, apo me keq, hiper-inflacion!

Sa për ilustrim, kemi pasur rastin në kohën e ish-Jugosllavisë, gjatë viteve të 90-ta kur vendi ishte përfshirë në kriza politiko-sociale, shumica e banoreve të ish republikave, e sidomos popullata shqiptare në Kosovë, patën konvertuar dinarin në marka gjermane e sidomos në Ari, pasi vendi ishte ne shpërbërje e sipër. CATO instituti pohon se hiper-inflacioni arrinte gjer në. 313,000,000%,.dhe kjo ka qenë një ndër rastet unike ku prodhimi i monedhave nacionale (dinarit) ka prodhuar një precedent te krizave sociale dhe varfërimit te popullsisë.

Aktualisht digjitalizimi i valutave, vetëm se ka filluar, Kina duke parë trendin e pagesave digjitale dhe rritjen e hovshme të tregtisë elektronike apo E-tregtisë (e-commerce) ka bërë testimet e para të valutës (yuan) në versionin digjital. Sipas CNBC, kjo është masë preventive ndaj pagesave digjitale në rritje, dhe tendencës së popullatës për qasje në tregun alternativ të kriptovalutave, përderisa, valuta nacionale monitorohet dhe kontrollohet nga Banka Qendrore.

Jo vetëm Kina, por se fundmi edhe banka qendrore e  BE-se ka njoftuar se janë duke punuar në  krijimin e  euros digjitale- përderisa zyrtarët nga Rezervat Shtetërore Amerikane, kanë lënë të hapur mundësinë e dollarit digjital gjatë këtij viti.

Padyshim, efekti dhe roli i pandemisë në transformim digjital monetar është i pamohueshëm dhe vetëm se  ka përshpejtuar trendin e pagesave digjitale, pasi botërisht dihet se vite më parë valuta fizike apo cash-i  siç e njohim ne,  ishte në rënie e sipër dhe shumë shtete Evropiane  dhe Aziatike kanë preferuar debit kartela apo, e-pay për blerje ‘online’ si dhe për blerje te zakonshme ditore, e  kjo na bënë të kuptojmë se, epoka e digjitalizimit vetëm se ka filluar globalisht        

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme