Pandemia e ka dëmtuar shumë ekonominë mbarëbotërore dhe do të duhet kohë derisa të kthehet stabiliteti

Prishtinë | 13 Shk 2022 | 13:18 | Nga Burim Piraj

Prishja arrihet me një potez, të ndërtosh duhet kohë!

Pandemia e ka dëmtuar shumë ekonominë mbarëbotërore dhe për këtë do të duhet kohë derisa të kthehet stabiliteti i furnizimi të tregjeve me artikujt e domosdoshëm!

Trendi i çmimet të cilat janë rritur mendoj se e kanë pikën më të lartë dhe nëse nuk do të ketë sulm të ushtrisë Ruse në Ukrainë nuk do të rriten edhe më, nëse lufta fillon aty atëherë gruri dhe gazi natyror mund të pësojnë edhe një rritje të lehtë të çmimit.

Mirëpo rënia e çmimeve do të filloj me vonesë, në vjeshtë do të filloj rënia e çmimeve të artikujve agro-industriale e nga Janari i vitit të ardhshëm mund të filloj edhe rënia e shumë artikujve për shkak të rritjes së konkurrencës po gjithashtu dhe stabilizimit të zingjirit logjistik në glob.

Ballkanin pandemia e ka dëmtuar më shumë sepse masat e ndërmarra kufizuese përveç xhepit e kanë prekur dhe psikikën njerëzore në Ballkan dhe shumë kush migrimin po e sheh si opsion jo për shkaqe reale po më shumë nga ndikimi psikik i pandemisë, jo që ky ndikim nuk ka pas efekt edhe në perëndim po ata nuk e kanë manifestua me migrim por në forma të tjera.

Shpresoj që situata të stabilizohet dhe Kosovës ti hiqen Vizat nga Evropa që në mënyrë shumë të padrejtë nuk po i hiqen duke i mbajtur hapur anë Serbisë.

Me heqjen e vizave në Kosovë mendoj se do të ketë efekt pozitiv në ndaljen e migrimit sepse shumë më lehtë Kosovarët që ia mësynë Evropës kur të mërziten do të kthehen në vend dhe më nuk do të shkojnë si tani në rrugën e pa kthim.

Të ngjashme