Pandemia, goditje e rëndë për industrinë globale të sigurimeve

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 00:29 | Nga Blerta Haliti Baruti

COVID-19, një ngjarje e paparë në historinë moderne, vazhdon të lërë shenjë në shoqëritë dhe ekonomitë në mbarë botën. Besoj që cdo njëri nga ne kemi mësuar shumë gjëra deri më tani. E meta apo e keqja është që nuk ishim të përgatitur për këtë ngjarje, që për ekonominë globale është shkatërrimtare.

Sipas Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ekonomia globale do të tkurret me 3%, do jet rënia më drastike që nga Depresioni i Madh i viteve ’30. Shumë ekonomi të përparuara, përfshirë SH.B.A., Kanada, Francë dhe Gjermani pritet të hyjnë në një recesion më të thellë këtë vit. Mes shpërthimit të virusit që tashmë ka kaplu gjithe globin, bizneset po përpiqen të qëndrojnë në “det”, duke zvogëluar operacionet e disa nga to edhe duke u mbyllur.

Duke pas parasysh që industria e sigurimeve është shtyllë mbështetëse e shume bizneseve në kohë të krizave të ndryshmë dhe katastrofave natyrore, është një nga sektorët që atakohet direkt edhe sot me pandemin. Natyrshëm nga situate që gjendemi edhe kostot operacionale për industrinë e sigurimeve janë rritur dukshëm, si shkak i menaxhimit të krizës së pandemisë, ndërsa primet kanë rënë shumë. Sipas Shoqatës së Siguruesve të Britanis, kompanit e sigurimeve kanë qenë duke menaxhuar një nivel aktiviteti të pashembullt në përgjigje të virusit, disa kompani kanë raportuar një rritje prej 200% të vëllimeve të thirrjeve në qendrat e tyre të thirrjeve. Sepse ne vendet e zhvilluara sikurse UK shumë kompani të sigurimeve kanë ofru sigurim – mbulim të pandemisë. Një shembull është turneu i tenisit Wimbledon, i cili ka paguar 31.7 milion dollarë për primet e sigurimit pandemik që nga shpërthimi i SARS në 2003. Ndërmarrja thuhet se do të marrë 142 milionë dollarë nga siguruesit e saj për turneun e anuluar të këtij viti. Por duke pasur parasysh rrethanat aktuale, kompanitë e sigurimeve janë bashkuar në përgjigjen kolektive për të ndihmuar në mbështetjen e ekonomisë.

Humbjet e vlerësuara nga institucionet relevante të mbuluara nga industria si rezultat i pandemis për vitit 2020 janë afërsisht 107 miliardë dollarë. Industria gjithashtu pritet të merret me një rënie masive prej 96 miliardë dollarësh në investimet e portofolit. Dklarata e John Neal, udhëheqësit të kompanisi angleze me traditë dhe më të njohur në boten e sigurimve dhe risigurimeve Lloyd’s, thotë “është një katastrofë njerëzore dhe ekonomike që paraqet sfida komplekse afatshkurtra, të mesme dhe afatgjata që kërkojnë që qeveria dhe industria të bashkojnë përpjekjet për të mbështetur të gjithë ato biznese dhe njerëz që janë goditur më shumë.” Nënkuptohet që vendet e zhvilluara sigurimi ndaj një pandemie është i vështirë por jo i pamundur për to.

Ndërsa në vendet në zhvillim dhe ne si Kosovë është e pamundur një gjë e till. Nga vetë fakit që tregui e sigurimeve në Kosovë mbizotërohet nga sigurimeve jo-jetë, të cilat përfaqësojnë 96.3%, pjesa tjtër përfshinë sigurimin e jetës (plus shëndetitet) dihet qartë që jemi largë tregjeve të civilizuara dhe tw zhvilluara. Nga gjithësej 13 kompani të sigurimit, 11 prej tyre ofroj vetëm llojet e sigurimve jo –jetë ndërsa 2 kompani jan të jetës. Ështe mëse e sigurt që ka dhe do ket humbje, ngërç të tregut të sigurimve edhe në Kosovë së pari si efekt i pandemis tek ne dhe së dyti përmes ndikimit indirekt nga shtet tjera sepse shumica e kompanive të sigurimit tek ne operojn me kapital të huaj.

Sipas të dhënave nga BQK, thuhet që sektori i sigurimeve është në grupin e sektorëve më të prekura nga pendemia COVID-19. Sepse dukshëm numri i kontratave të sigurimeve ka rënë për diku 55%, e në anën tjetër vetëm gjatë tremujorit të parë janë paguar 13 milionë euro dëme, dhe numri automjete të paregjistruara ka arrit në 150 mijë, që është barrë shumë e rëndë për sektorin e sigurimeve.

Pandemi do të zgjasë e në disa vende që është normalizu gjendja mund edhe të kthehet si gripi spanjoll, e atëherë kriza do thellohet. Andaj do ishte mirë që komuniteti global të veprojë tani për të shmangur një përsëritje të kësaj katastrofe duke ndërtuar stoqe globale të furnizimeve thelbësore dhe pajisje mbrojtëse, duke financuar hulumtime dhe duke mbështetur sistemet e shëndetit publik.

Të ngjashme