Parkingu që ‘ngulfati’ pamjen e Universitetit të Prishtinës

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 11:20 | Nga Behare Bajraktari

Në gjithë botën normale universiteteve u shtohet hapësira e gjelbër, Prishtina ia merr, dhe çfarë bënë me të?

Parking.

Prishtinës i’u mor edhe një hapësirë gjelbërimi, ndërsa zyrtarët komunal thonë se kryeqyteti më nuk ka hapësira në pronë të komunës për gjelbërim. Fatime Hajdari, drejtoresha për Parqe në komunën e Prishtinës në një tryezë të inicuar nga WWF Kosovë gjatë verës ka deklaruar se: “Në pronë të komunës nuk ka më tokë për parqe apo gjelbërim”.

Po për betonizime gjejnë hapësira kudo.

Në qendrën më të ndotur të kryeqytetit do të ketë vend për së paku 700 parkingje për automjete, llogariteni se sa automjete do të hyjnë dhe dalin brenda një ditë në këtë parking.

Vendet europiane siç është Parisi dhe Berlini po i bëjnë zonat e qendrave me gjelbërim dhe vetëm për këmbësorë, përderisa Prishtina si qyteti më i ndotur ka krijuar parking të ri. Krejt e kundërta e transformimit të gjelbër dhe Agjendës së gjelbër.

Siç po e shihni dhe në foto këtu do të jetë edhe si lloj qendr tregtare me dyqane apo…?

Gjatë ndërtimit të këtij parkingu e kam vëzhguar vazhdimisht se si tonelata armatur dhe beton janë futur në zemër të Prishtinës pa i llogaritur edhe gjërat e tjera siç është: zhurma e makinerisë punuese, zhurmat e kamionëve, ndotja e kamionëve me gazra dhe rrugët që ndotëshin nga kalimet e kamionëve dhe pengesat e përditshme në komunikacion.

Kryetari i Prishtinës z. Shpend Ahmeti thoshte se do t’i kthej në vendin e tyre pemët e larguara.

Pemët e oborrit të kampusit univeristar janë tharë. Pemët që kishin krijuar pamje të bukur, gjelbërim dhe ku studentët uleshin në stolet e parkut.

Z.Ahmeti ku do t’i mbjellësht ato pemë dhe si do t’i kthesh ato të vjetrat?

Të ngjashme