Pas Martyt – edhe një raport armiqësor për Kosovën në institucionet evropiane

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 22:55 | Nga Halil Matoshi

1.
Raporti i Parlamentit Europian për kinse
rrëzimin e Qeverisë Kurti, tue u mbështetë në Fake News âsht i barasvlershëm me Raportin e Senatorit kontrovers zviceran Dick Marty për Parlamentin European, inicu dhe i inspuruem nga rusi Kosachev!?

Veç se kjo mandatë i vjen Kosovës nga kinse ekspertë, disa antiamerikanë dhe kundërshtarë të hapun të NATO-s, që duen përmbysjen e rendit kushtetues në Kosovë për interesat e Rusisë në rajon!?

2.
Ekipi âsht i përbâmë nga Samuel Green, drejtor i King’s Rusia Instotute, Gregory Asmolov, (gjithnjë u gjetka nji rus për me përlye imazhin e Kosovës!?), Adam Fagan (nji lobist e përkrahës i lëvizjës Vetëvendosje) dhe nji maqedonc, Borjan Gjuzelov, çuditërisht nji maqedonc!?

3.
Me Fake News (dezonformats) dhe denigrim të secilit qytetar në Kosovë që nuk i âsht bashku “Revolucionit pandemik” âsht shërby vet lëvizja “žiźekiste” e Kosovës me performansën antiestabilishment, që për kushtet ballkanike âsht emni i dytë i antiamerikanizmit të egër!?

4.
Të dyja këto raporte janë thjeshtë Fake News (psh. simas tyne, Lëvizja e Kurtit e paska akuzu Vjosa Osmanin për agjente ruse, kurse Klan Kosova qenka e Akekssndër Frangajt!?) porse, e dâmtojnë Atdheun tonë dhe ne si shtet nuk kemi kapacitete mendore me i refuzu dhe demantu, sepse partizimi i çashtjës vitale kombëtare të Kosovës ka emër: “Socializmin që erdhi nga të ftohtit”, simas Jean Paul Sartre!
Jo vetëm raport skandaloz, por anmiqësor!

Të ngjashme